I dërguari amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell në rrjetin social “X” ka shpërndarë disa të dhëna nga Kos Data, ku thuhet se USAID shpenzoi 1,7 miliardë $ në Ballkanin Perëndimor gjatë periudhës prej vitit 2020 deri në vitin 2024. Sipas të dhënave vendet e Ballkanit Perëndimor në këtë periudhë kanë marrë nga:
Kosova – 537 milionë $
Bosnje dhe Hercegovina – 402 milionë $
Maqedonia e Veriut – 290 milionë $
Serbia- 209 milionë $
Shqipëria -189 milionë $
Mali i Zi- 77 milionë $