Ushqimi në vend sigurohet nga importi, fermerët kërkojnë reforma për ringjalljen e bujqësisë

Picture of INA
INA

01/02/2025

Përderisa fushat mbeten bosh, Maqedonia e Veriut vazhdon të plotësojë shumicën e nevojave ushqimore nga importi. Sipas disa të dhënave, rreth 70% e tyre vijnë nga jashtë. Të dhëna shqetësuese nëse dihet se në vend të produkteve bujqësore të prodhimit vendas, qytetarët hanë domate, tranguj, speca nga Greqia, Turqia dhe Serbia. Për fermerët masat joadekuate vitet e fundit janë shkaktari kryesor. Sipas tyre, duhet të zbatohen reforma më të guximshme në bujqësi.

“Një nga masat do të ishte rritja e taksës për tokën e papunueshme, sepse jo vetëm që nuk kultivohen, por këto burime shtetërore duhet të shfrytëzohen ekonomikisht, të detyrojnë pronarët ose t’i japin me qira, t’i shesin me çmim të përshtatshëm ose shteti të përcaktojë që çdo sipërfaqe e papunuar duhet të raportohet ose shteti t’i menaxhojë dhe t’ua japë pa kompensim fermerëve që kanë interes t’i kultivojnë ato sipërfaqe”, tha Vanço Stojanoski – bujk.

Si një nga zgjidhjet Stojanoski e sheh ristrukturimin, përkatësisht organizimin e fermerëve në kooperativa, si dhe ndihmën më të madhe financiare për fermerët e rinj dhe investimin përmes edukimit.

“Nëse nuk ristrukturohemi në kooperativa, nuk ka gjasa që të arrijmë çmim të përshtatshëm në treg sepse kooperativat bujqësore do të sillnin përfitime të mëdha për fermerët, para së gjithash, blerja e mekanizimit më modern, trajnimi dhe blerja e preparateve dhe plehrave më të lira. Ne do të ishim në pozicion shumë më të mirë për të negociuar me blerësit. Gjithashtu nuk jemi të kënaqur me çmimet e blerjes”, shtoi Vanço Stojanoski – bujk.

Ministri i Bujqësisë tha se po zbatohet programi i ri.

“Tani jemi në fazën e zbatimit të programit të ri, me të cilin po punojmë me shoqatat bujqësore, me shkencën, me të gjithë fermerët nga të gjithë sektorët për të planifikuar se si do të ecim përpara vitin e ardhshëm. Pres që pas një cikli prodhimi të jemi në gjendje t’i matim rezultatet e efekteve. Këtë vit në fushën e subvencioneve po bëhen thjeshtëzime të caktuara burokratike që do të nënkuptojnë më pak humbje kohe për fermerët ndërsa nga ana tjetër po vendosen disa rregulla loje që do të nënkuptojnë rritje të prodhimit”, u shpreh Cvetan Tripunovski – ministër i Bujqësisë.

Fermerët i bëjnë thirrje shtetit, përmes ambasadave dhe atasheve ekonomike jashtë vendit, të punojnë në hapjen e tregjeve të reja të produkteve bujqësore vendase që nuk ka ndodhur me dekada./Alsat.mk

TË FUNDIT

Taravari:Ali Ahmeti e mbushi kupën! Është koha për Dorëheqje

Ramadani: Arben Taravari është dhe do të mbetet kryetari legjitim i ASH-së, Gjykata me shtrembërime

Gjykata e Tetovës vendos: Kryetar i Aleancës për Shqiptarët është Ziadin Sela

“Po e shpallin fituese opozitën, por po harrojnë që Kurti i ka nja 4 opsione me e ba qeverinë”

Pas deklaratave të Gjestit në ‘Big Brother VIP Albania’, ky është reagimi i Xhenetës

Në seancë kuvendore do të votohet për anëtarët e rinj të Këshillit të ASHMAA

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË