Ushtaraku shqiptar, Emanuel Bazanji: Rusia kërkon eliminimin tim

Iliria News Agency
Iliria News Agency

19/02/2022

Sergery Lavrov ministër i punëve të jashtme të Rusisë, po tenton të përfshijë Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnjën, në konfliktin me Ukrainën.

Në një intervistë për televizionin Russia Today, Lavrov deklaroi se “ kemi informacione që sugjerojnë se mercenarë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja po rekrutohen për t’u dërguar në zonën e Donbas”.

Shkak për këtë deklaratë të Lavrov është intervista në Top Channel e dy javëve më parë nga ish ushtaraku shqiptar Emanuel Bazanji i cili prej dy vitesh jeton në Ukrainë.

Ai është larguar nga ushtria shqiptare dhe vendimi i tij për t’ju bashkuar ushtrisë ukrainase është tërësisht privat dhe individual. Sakaq, pas kësaj interviste në Top Channel prokuroria e Elbasanit ka nisur një procedim penal ndaj Emanuel Bazanjit, bazuar në ligjin e vitit 2014 për pjesëmarrësit, në veprime luftarake në një shtet të huaj.

Sipas Kodit Penal të Shqipërisë, Emaniuel Bazanji nëse do të shpallet fajtor për këtë vepër penale rrezikon 10 deri 15 vite burg. Ky zhvillim që me sa duket nuk ka mbërritur ende në Moskë hedh poshtë pretendimin e Sergey Lavrov, se edhe nga Shqipëria janë duke u rekrutuar mercenarë për t’i çuar në Ukrainë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë hodhi poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë” në Ukrainë. Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit.

Gazetari Muhamed Veliu, e pyeti Emanuel Bazanjin për këtë deklaratë të ministrit Lavrov. Ai bëri këtë koment: “ Nuk më bën aspak përshtypje kjo deklaratë. Ka një muaj që televizionet ruse publikojnë foton time duke përdorur epitete të ndryshme. Unë nuk jam mercenar siç pretendon Rusia. Kam ardhur në Ukrainë përpara dy vitesh dhe jam pranuar në ushtrinë e Ukrainës përmes të gjithë procedurës, që atëherë dhe jo ditët e fundit” tha Bazanji.

Ndërsa për hetimin e iniciuar nga prokuroria e Elbasanit, Emanueli dha këtë koment.

“Duhet të kuptoni se unë jam subjekt eleminimi nga Rusia. Këtë çështje e kam biseduar me komandantët e mi këtu. Uroj që me veprimet e saja ndaj meje drejtësia shqiptare mos të duket nesër si pro-ruse. Jam përkrah ushtrisë së Ukrainës jo si njeri ilegal por përmes të gjithë dokumentacionit të duhur. Këtë çështje ia kam lënë ta zgjidhë qeveria e këtushme me atë shqiptare”, deklaroi Emanuel Bazanji.

Sikurse shumë ushtarakë nga 27 vende të Botës, shqiptari Emanuel Bazanji është pjesë e Legjionit Gjeorgjian ku po qëndrojnë të gjithë të huajt të cilët i janë bashkuar ushtrisë së Ukrainës. /Huazuar nga mediat shqiptare

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bujar osmani arben taravari

Numërohen 50 përqind e votave, ky është dallimi në vota mes Osmanit dhe Taravarit

Screenshot_2024-04-24-20-41-33-817_com.android.chrome-edit

Rezultatet e para nga KSHZ

Zgjedhje votime vota Maqedoni

Përfundon votimi për rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale

arben taravari

Taravari: Jemi të lumtur se e kemi fituar votën e shqiptarëve

Screenshot_2024-04-24-17-56-51-194_com.android.chrome-edit

Ja në sa ora do të shpallen rezultatet e para nga KSHZ

Screenshot_2024-04-24-17-56-51-194_com.android.chrome-edit

KSHZ: Deri në ora 17:00, jehona e votuesve është 44.18%

Zgjedhje votime vota Maqedoni

KSHZ: 35.89 % votuan deri në ora 15:00

ambasada

Ambasadat e huaja ndjekin procesin e votimit në Maqedoninë e Veriut

IMG_1475

Pas 55 viteve qëndrimi në Maqedoni, sot për herë të parë voton nëna e deputetes

INFO

NA NDIQ