Ushtarët rus në panik duke ikur me tank, përplasen me një pemë (VIDEO)

“Është e natyrshme të ikësh (shpejt) kur ushtria ukrainase sulmon. Por të ikësh kështu e të humbasësh rrugës e të të ndalojë një pemë proukrainase?! Çfarë shfaqjeje! Charlie Chaplin do t’ju duartrokiste”, postoi ushtria ukrainase në rrjetet sociale një video, autenticiteti i së cilës nuk është konfirmuar.

Videoja tregon një tank rus që dyshohet se ikën nga një kundërsulm ukrainas, duke shkaktuar që ushtarët të bien dhe përfundimisht të përplasen me një pemë.