Ushtarët rusë përshëndesin mercenarët serbë nga fronti i luftës në Ukrainë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

21/02/2023

Mercenarët serbë vazhdojnë të kenë vëmendjen nga fronti i luftës në Ukrainë. Kësaj radhe, ushtarët rusë me anë të një video në Telegram, ku shpalosin një flamur të përbashkët ruso-serb, kanë përshëndetur këta mercenarë.

“Një përshëndetje e madhe për vëllezërit tanë serbë nga patriotët rusë”
Ushtar rus me pseudonimin “Soroka”.

“Së bashku jemi të fortë”.

Ushtari me emrin “Burluk”.

Sipas paralajmërimit të Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes, rajoni kryesor për rekrutimin e mercenarëve është Ballkani.

Burime të shumta flasin se si një nga ata që janë përgjegjës për këtë proces është serbi Dejan “Deki” Beriç, i cili jeton në Federatën Ruse. Ai vetë është gjithashtu një ish-mercenar dhe luftoi kundër Ukrainës në vitin 2014.

Beriç ishte pjesëtar i forcave pushtuese kriminale serbe në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. Nga Serbia në Ukrainë për të luftuar krahë agresionit rusë kanë shkuar shumë ish-kriminelë të luftës. /A2CNN

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Jakov Milatovic

Podgorica nuk pranon antarësimin në grup në BE

vucic

Vuçiq sfidon BE-në: Kurrë sanksione ndaj Rusisë

kris hill

Uashingtoni “shuplakë” Beogradit

perkrenare ilire muze

Arkeologët kroatë e gjejnë një përkrenare ilire, është më shumë se 2500 vjet e vjetër

xhamia selanik

Hapet pas 102 vitesh për besimtarët Xhamia e Re në Selanik

freedom-house

Raporti i Freedom House: Refuzimi i Serbisë për ta njohur Kosovën, sfidë e madhe në demokratizim

protesta beograd

E pazakontë: Babai nga Mali i Zi, nëna nga Veriu i Kosovës, i riu serb bën testin e ADN-së dhe del shqiptar

vucic

AP: Armatosja e Serbisë me “Rafale” – kritikët shqetësohen se Vuçiqi mund të inkurajohet të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë

Vucic-Macron

Serbia afër një marrëveshjeje për të blerë avionë ushtarakë francez

INFO

NA NDIQ