Ushtarët shtesë të KFOR nga Britania dhe Rumania do të patrullojnë përgjatë vijës kufitare

ina-online
ina-online

19/10/2023

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar për ardhjen e trupave shtesë nga Britania e Madhe dhe Rumania.

“Një kontingjent prej 200 ushtarësh britanikë nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit dhe më shumë se 130 trupa shtesë nga Rumania mbërritën në Kosovë dhe iu bashkuan kontingjentit të Mbretërisë së Bashkaur prej 400 të dislokuarve tashmë, për ta përforcuar misionin paqeruajtës të KFOR-it”, thuhet në njoftim.

Sipas KFOR-it dislokimi vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe “rritjes së tensioneve në rajon për të përmirësuar praninë e KFOR-it në veri të Kosovës dhe patrullimin përgjatë vijës kufitare administrative”.

KFOR vijon duke bërë të ditur se vendimi për dislokimin e trupave shtesë bazohet në një kërkesë të Komandantit Suprem të Aleatëve të NATO-s në Europë dhe u miratua nga Aleatët në Këshillin e Atlantikut të Veriut si një hap i kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat që i nevojiten për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë

“NATO ka udhëhequr një operacion paqeruajtës në Kosovë që nga viti 1999 në përputhje me mandatin e saj sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. KFOR-i aktualisht përbëhet nga mbi 4,500 trupa të kontribuar nga 27 aleatë dhe partnerë të NATO-s”, thuhet në njoftim./21Media

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Liridona ademaj

“Ishte e dashur, e donte familjen”, si e kujtojnë kolegët suedezë Liridona Ademaj-Murseli

Leonard ademi

“Nuk e dinë se nënën ua kanë vra”, vëllai i Liridona Ademit tregon çfarë i thanë fëmijët pas krimit të rëndë në Prishtinë

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

Gjykata jep detaje, ja si ndodhi vrasja e Liridonës

leonardi naimi

“Ti rri këtu”, vëllai i Liridonës tregon si ua fshehu Naimi skenarin e vërtetë të vrasjes

Naim Murseli

Naim Murseli hyn në gjykatë fshehurazi nga mediat, çka e pret porositësin e vrasjes së gruas

Naim Murseli Liridon

Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt, dalin sot para gjykatës

Naim Murseli

Vëllau i Liridon rrëfen momentet pas vrasjes: “Naimi s’e hapte telefonin, ish shku në Swiss Diamond kish porosit me hangër”

kerry vjosa liburn

Aliu publikon fotografi me ish-sekretarin Kerry dhe presidenten Osmani: Dëgjuam fjalimin inspirues për veprimet ndaj ndryshimeve klimatike

pacolli naimi

Pacolli flet për burrin që porosi vrasjen e gruas: Si e njoha dhe për çfarë ishte angazhuar

INFO

NA NDIQ