Ushtari i dy luftërave çlirimtare pa kulm mbi kokë, ja kush është (VIDEO)

0

Rexhep Aliu, ish luftëtarë i UÇK-së dhe UÇPMB-së edhe pas periudhës së dy luftërave jeton në kushte tejet të vështira. Ai u kthye nga Zvicrra për realizimin e idealit dhe aspiratave kombëtare duke ju bashkëngjitur bashkëveprimtarëve të vet në Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medevegjë. Përderisa shumë funksionarë dhe të tjerë sot jetojnë jetë lukse ai është i pa strehë së bashku me gruan dhe tre fëmijët.

Problemi parësorë që e preokupon këtë ish luftëtarë është çështja e banimit sepse edhe më tej jeton në shtëpi të huaja në qytetin e Gjilanit. E vetmja e ardhur mujore për familjen pesë anëtarëshe është pensioni si veteran i luftës. Rexhep Aliu, ish luftëtarë i UÇK-së dhe UÇPMB-së përmes portalit preshevacom kërkon nga njerëzit vullnet mirë si bizneset, bashkëatdhetarët dhe të tjerët që ta ndihmojnë familjen e tijë për zgjidhjen e problemit të banimit sepse çdo ditë që vie është më e rëndë për ta.

“Unë Rexhep Aliu i lindur me 24.04.1962 në Depcë komuna e Preshevës, me banim kam jetuar në rrugën e
Gjilanit nr.84.
Kam qenë punëtor në Zvicërr dhe duke parë situatën tek ne në Kosovë , kam ardh nga Zvicrra për në luftën
e Kosovës.
Pas përfundimit te Luftës së Kosovës , filloi edhe lufta në Kosovën Lindore.Pas gjithë këtyre ngjarjeve
kam qenë i pa strehë. Duke menduar se një ditë do të ketë një realitet edhe për mua, por fatkeqësisht 
nuk ndodhi. Tani ne situatën të cilën ndodhem kam një grua dhe tre fëmijë , që të gjithë janë duke 
vijuar shkollimin. Të ardhurat e mija janë vetëm nga rroga që mar si veteran i Luftës.
Kërkoj nga ju bashkatdhetarë dhe Shoqata humanitare Lugina e Preshevës që shumë e kam të veshtirë t’ju
shkruaj për situatën e familjes time. Kërkoj nga ju këtë mundësi që të zgjidhet problemi banesor, për
arsye se tash familja ime jeton në kushte shumë të vështira. Kryesisht jam pa banesë.
Me respekt të veqant për juve bashkatdhetarë dhe Shoqata humanitare Lugina e Preshevës 
Rexhep Ramush Aliu ka shkruar ai, transmeton presheva.com.

 

Të interesuar që mund ta ndihmojnë këtë familje mund të kontaktojnë në numrat tel : 044 331 053 dhe Viber +377 44 843 515.