Ushtari i UÇK-së Lek Dobruna: I mbushën listat me udbasha e kurva të lira…

Ushtari i njohur i UÇK-së, Lek Dobruna ka reaguar për listat e veteranëve dhe invalidëve të luftës.

“Sot dulen te pafajshem disa prej shum komandatave qe i fryn listat. I fryn listat me udbasha,kurva te lira djem te biznismenave ,kengtar tallava ,me hejna me te votave me servila ,me daj e me nipa e mbesa e teze ,me aktivista te partive.
Sot une mas 20 viteve i plagosen me dt 13 prill ne mbasdite ne kry , i sherun ne spitalin e bajram currit dhe ne spitalin ushtarak tiran mu ka refuzu statusi i invalidit. Ja prift e mbara LIRIA KA EMER “ FERR”, është shprehur ai.

Të gjithë të akuzuarit për rastin e njohur në opinion si “Veteranët” janë shpallur të pafajshëm të martën nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Mirlinda Gashi, zëdhënëse në këtë gjykatë.

Përmes një komunikate Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ata janë liruar nga akuza pasi që “Gjykata nuk ka gjetur prova se të njëjtit kanë kryer veprën penale për të cilën janë akuzuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës”. (INA)