Ushtari rus dënohet me pesë vjet burg, refuzoi të luftojë në Ukrainë

Picture of designer@fetishimedia.ch

13/01/2023

Një gjykatë ruse ka dënuar një ushtar profesionist me pesë vjet burg pasi refuzoi të shkojë në luftë në Ukrainë.

Ushtari 25-vjeçar, “duke mos dashur të marrë pjesë në operacionin special ushtarak”, nuk u paraqit në detyrë në muajin maj të vitit të kaluar, njoftoi shërbimi i shtypit i gjykatës në Republikën e Bashkortostanit në Uralet jugore, raportoi The Moscow Times.

Gjykata ushtarake tha se e kishte dënuar Marsel Kandarova me pesë vjet burg për shmangie të shërbimit ushtarak për më shumë se një muaj gjatë mobilizimit. Në fund të shtatorit, Rusia njoftoi mobilizimin e 300 mijë njerëzve për të mbështetur trupat ruse në terren në Ukrainë.

Njoftimi shkaktoi një eksod burrash nga Rusia, ku shumë u larguan drejt vendeve fqinje, duke përfshirë Armeninë, Gjeorgjinë dhe Kazakistanin. Kritikët thonë se shumë prej të mobilizuarve nuk kishin përvojë luftarake dhe kishin marrë pak trajnim përpara se të dërgoheshin në front.

Vendimi erdhi një ditë pasi një gjykatë ushtarake në Moskë dënoi një ushtar me pesë vjet e gjashtë muaj burg për “rrahjen” e një oficeri gjatë një debati.

Ushtari shprehu “pakënaqësinë” që trajnimi po mbahet për ushtarët e sapomobilizuar jashtë Moskës.

Në një video të incidentit që qarkulloi në internet, shihet një ushtar duke u ankuar për stërvitje të dobët, duke përdorur fjalë të turpshme dhe duke i quajtur ushtrimet “imitim”.

TË FUNDIT

Gjuriqi takon Grenellin: Epokë e re në marrëdhëniet me SHBA-në

Kështu festuan ‘Shën Valentinin’ Anita dhe Ramush Haradinaj (FOTO)

FOTO/ Katër banorë të rinj do të futen sonte në ‘BBVA4’

Çfarë e pret përpara në Madrid?

Barcelona mund të transferojë super yllin e Premier Leagues

​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË