Ushtria e Maqedonisë në mesin e dhjetë ushtrive më të dobëta në botë

Picture of designer@fetishimedia.ch

26/01/2022

Raporti i fundit i “Global Firepower” tregon se Ushtria e Maqedonisë së Veriut është në vendin e 134, nga gjithsej 140 shtete të botës.

Indeksi i “Global Firepower” (uebfaqe e statistikave) i radhit ushtritë e 140 vendeve të botës çdo vit. Ndërsa edhe në rezultatet e vitit 2022, të cilat bazohen në shumë faktor lidhur me mbrojtjen dhe ofensivën e ushtrive, Ushtria e RMV-së është në dhjetë ushtritë më të dobëta në botë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave, Serbia ka ushtrinë më të fuqishme nga vendet e ish-Jugosllavisë, si një vit më parë, dhe është para Kroacisë për nga fuqia e ushtrisë.

Serbia në vitin 2022 renditet e 61-ta nga 140 shtete, ndërsa Kroacia është një vend pas, në vendin e 62-të.

Fakt është se Serbia në vitet e fundit po armatoset intensivisht dhe po rrit buxhetin ushtarak me 40% në vit, thekson gazeta kroate, duke theksuar se në vitin 2017, Kroacia ishte e 68-ta dhe Serbia e 89-ta.

Nga vendet e ish-Jugosllavisë, pas Serbisë dhe Kroacisë, renditet Sllovenia për nga fuqia ushtarake, në vendin e 86-të, BeH në vendin e 123-të, ndërsa Mali i Zi nuk është fare në këtë listë, megjithëse ka ushtri.

Deri tani ushtria më e fuqishme në Ballkan është e Greqisë, e cila renditet e 27-ta në botë, Bullgaria renditet e 67-ta ndërsa Shqipëria renditet e 115-ta.

Sipas kësaj liste, vendi me ushtrinë në botë është SHBA, e pasuar nga Rusia, Kina, India dhe Japonia.

TË FUNDIT

Takim në Tetovë mes Ali Ahmetit, Ziadin Selës dhe veprimtarit shqiptar nga SHBA, Bruno Ceka

BDI: Fushata e VLEN-it për lojërat e fatit është mashtrim publik

ASH: VLEN po mashtron, 99 maqedonas, 21 shqiptarë me kontrata afatshkurtra në dogana, jo punësime

Milanoviq pa dorashka: “Shantazhi mes Maqedonisë dhe Bullgarisë është çështje e brendshme!”

Precedent historik në Shkup: Tre muaj burg për vrasjen e qenit Felix

Krah për krah njëri – tjetrit, Sara Hoxha dhe Erik Fullani vijojnë pushimet

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË