Ushtria izraelite njofton se ka goditur 400 objektiva në Gaza në 24 orët e fundit

Picture of INA
INA

02/12/2023

Avionët luftarakë kryen mbi 50 sulme ajrore ndaj rajonit Khan Younis për të cilin Izraeli më parë ka pretenduar se është “zonë e sigurt” dhe në të cilën janë strehuar palestinezët nga veriu
Kuds
Ushtria izraelite njoftoi se në 24 orët e fundit ka shënjestruar mbi 400 objektiva në Rripin e Gazës nën bllokadë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga ushtria vihet në dukje se sulmet ndaj Gazës janë kryer nga toka, ajri dhe deti.

Bëhet e ditur se gjatë kësaj, avionët luftarakë kryen mbi 50 sulme ajrore ndaj rajonit Khan Younis për të cilin Izraeli më parë ka pretenduar se është “zonë e sigurt” dhe në të cilën janë strehuar palestinezët nga veriu.

Në deklaratë pretendohet se objektivat e goditur i përkasin krahut të armatosur të Hamasit, Brigadave Izzeddin Kassam.

Marrëveshja për një “pauzë humanitare” 4 ditore për konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi më 24 nëntor në orën 06:00 dhe më pas u zgjat për 3 ditë të tjera.

Ushtria Izraelite më 1 dhjetor rifilloi sulmet e saj kundër Rripit të Gazës menjëherë pas përfundimit të “pauzës humanitare”. Në këto sulme humbën jetën të paktën 178 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, ndërsa u plagosën shumë të tjerë.

TË FUNDIT

VIDEO/ E papritur! Largohet një tjetër banor nga Big Brother VIP 4

Kurti në Mitrovicë: Aleancën me perëndimin e kemi përdorur për ta forcuar ushtrinë, për ta luftuar Serbinë (video)

Memli Krasniqi në stilin e Gjestit në Ferizaj: PDK e ka rikthyer pulsin

VIDEO / Momente romantike në shtëpi, Egli i hidhet sipër Gjestit: Të kam xhan, të përqafoj se…

Dy agjencitë e inteligjencës në Maqedoni, për momentin pa drejtues shqiptar!

Ushtarët e Maqedonisë së Veriut kryejnë patrullime në Rahovec të Republikës së Kosovës

ME TE LEXUARA

1

VIDEO / Momente romantike në shtëpi, Egli i hidhet sipër Gjestit: Të kam xhan, të përqafoj se...
1
Dy agjencitë e inteligjencës në Maqedoni, për momentin pa drejtues shqiptar!

LEXO MË SHUMË