Ushtria izraelite thotë se 21 ushtarë të saj u vranë nga një sulm në Gazë

INA
INA

23/01/2024

Ushtria izraelite ka thënë të martën se 21 ushtarë të saj janë vrarë në Rripin e Gazës, duke e konsideruar këtë si sulmin më vdekjeprurës ndaj forcave të saj në luftën tremujore kundër Hamasit.

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Rezervistët kanë qenë duke përgatitur mjete shpërthyese për t’i shkatërruar dy ndërtesa në qendër të Gazës, të hënën, kur një militant ka lëshuar granatë në tankun e afërt, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari.

Shpërthimi i ka aktivizuar mjetet shpërthyese, duke rezultuar me rrëzim të ndërtesave teksa ushtarët kanë qenë brenda.

Numri i madh i të vdekurve mund të shënojë momentum të ri në thirrjet për Izraelin që të pauzojë ofensivën apo edhe t’i japë fund asaj.

Numri i madh i të vdekurve në anën e ushtrisë, ka rritur presionin ndaj Qeverisë izraelite që t’iu japë fund luftimeve.Kryeministri izraelit Benjamin Nentanyahu është zotuar se do të çojë përpara ofensivën derisa Izraeli të shkatërrojë Hamasin dhe të lirohen 100 pengjet që po mbahen në Gazë.

Mirëpo izraelitët janë të ndarë, në atë nëse mund të realizohen këto dy synime.

Familjet e pengjeve dhe shumë mbështetës të tyre, i kanë bërë thirrje Izraelit të arrijë marrëveshje armëpushimi, pasi koha po ec.

Të hënën, dhjetëra familjarë të pengjeve kanë hyrë në ndërtesën e Parlamentit izraelit, duke kërkuar marrëveshje për të mundësuar lirimin e më të dashurve të tyre.Izraeli i ka shpallur luftë Hamasit më 7 tetor 2023, pak pasi grupi ka kryer sulme vdekjeprurëse në tokën e tij, duke i lënë rreth 1.200 njerëz të vrarë dhe duke marrë mbi 240 pengje.

Disa janë liruar ndërkohë.

Si pasojë e ofensivës ushtarake të Izraelit në Gazë janë vrarë mbi 25.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Kombet e Bashkuara dhe agjenci ndërkombëtare për ndihmë, vlerësojnë se luftimet kanë shkaktuar katastrofë humanitare në Gazë, pasi një çerek i këtij territori, me 2.3 milionë banorë, po përballet me uri.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

rusia moska

Qeveria amerikane ka sanksionuar anëtarët e një grupi të lidhur me Rusinë për “operacione të destabilizimit” të dyshuar në Moldavi

stoltenberg nato

Stoltenberg: NATO, e përkushtuar që Ukraina të triumfojë

biden-putin

Biden e quan Putinin ‘bir i çmendur kurve’

mark rutte biden

“Politico”: Mark Rutte gëzon mbështetjen e Biden për t’u bërë shef i NATO-s

rusia moska

Rusia tërhiqet nga marrëveshja e peshkimit e vitit 1956 me Britaninë

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Tramp: Navalni ishte guximtar, por nuk duhet të kthehej në Rusi

German Foreign Minister Annalena Baerbock speaks during a news conference following a meeting with her Polish and French counterparts in Lodz, Poland March 1, 2022. Tomasz Stanczak/Agencja Wyborcza.pl via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. POLAND OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN POLAND.

Takimi i G20-ës në Brazil, Baerbock: Bota nuk e harron se çfarë ka bërë Putini

izrael tel aviv gaza

Izraeli humbi 25 miliardë dollarë në tre muaj! Sa do të kushtojë lufta në Gaza?

Aleksej Navalny

Ekipi i Alexei Navalny: Trupi i tij do të mbahet edhe dy javë për analiza kimike

INFO

NA NDIQ