Ushtria izraelite urdhëron evakuim afër kufirit me Libanin

INA
INA

16/10/2023

Ushtria izraelite ka urdhëruar banorët që jetojnë në 28 komunitetet afër kufirit me Libanin që të evakuohen.

Urdhri i 16 tetorit vjen në kohën e rritjes së shkëmbimit të zjarrit në kufi midis Izraelit dhe milicisë shiite të Hezbollahut të Libanit.

Urdhri për evakuim prek komunitetet që janë 2 kilometra nga kufiri.

Grupi Hezbollah ka thënë se sulmet e shtuara janë paralajmërim dhe nuk nënkuptojnë që Hezbollahu ka vendosur që të hyjë në luftë me Izraelin.

Ky urdhër vjen një ditë pasi Shtetet e Bashkuara paralajmëruan për zgjerimin e mundshëm të konfliktit midis Izraelit dhe grupit militant palestinez të Hamasit.

Këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, deklaroi se ende ekziston rreziku që grupi militant Hezbollah ose Irani të përfshihen direkt në luftën e Izraelit me Hamasin.

Izraeli më herët ka deklaruar se mund të luftojë në dy fronte në rast të ndonjë sulmi të Hezbollahut.

Konflikti midis Izraelit dhe Hamasit nisi më 7 tetor, pasi grupi militant nisi sulme të koordinuara nga toka, ajri dhe deti. Izraeli u kundërpërgjigj ashpër, duke bombarduar Rripin e Gazës.

Në këtë territor, ku jetojnë mbi 2 milionë palestinezë, autoritetet izraelite kanë paralajmëruar banorët që të evakuohen në jug të Gazës, mes paralajmërimeve për një sulm të mundshëm tokësor në Gazë./REL

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Putin Yekaterina Duntsova

Kush është 40-vjeçarja që sfidon Putin, synon të rrëzojë nga froni kreun e Kremlinit

biden trump

Trump: Biden është kërcënimi i vërtetë për demokracinë, jo unë

izrael tel aviv gaza

Forcat izraelite të Mbrojtjes: Mbi 100 ushtarë izraelitë të vrarë që nga operacioni tokësor

serbet rusi mercenar serb

Rusia ka humbur 338,820 trupa në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit

Gaza

G7: Nevojitet veprim urgjent për të minimizuar humbjet civile në Gaza

biden-trump

Biden: Nuk jam i sigurt nëse do të kandidoja përsërsi, nëse Trump nuk do të ishte në garë

Putin

Putin mbërrin në Emiratet e Bashkuara Arabe

Zelenski

Ambasadorja e Ukrainës tregon arsyet pse Zelensky nuk iu drejtua Kongresit amerikan

europa_flamujt

Samiti BE-Kinë përballet me pengesa të mëdha

INFO

NA NDIQ