Ushtria partiake e “fejsbukut” në Maqedoni

INA
INA

01/06/2023

Muhamer Pajaziti

Zhvillimi i teknologjisë informative po përdoret fuqishëm nga partitë politike, të cilët po krijojnë ushtritë e tyre fejsbukiane për të promovuar punën e tyre, por edhe për të kritikuar konkurrentët politikë.

Secili politikan mbanë afër vetes një fotografë e kameraman, por ka edhe prej tyre që menaxhojnë portale e ekipe të tëra gazetarësh.

Sa bën një lëvizje politikani, qoftë edhe nëse niset për të shkuar në nevojtore, në sekonda i shkrepin një foto, e cila me shpejtësi marramendëse shfaqet në fejsbuk apo rrjete tjera sociale.

Pastaj politikani për tu dukur evropianë, del në shëtitje me bicikletë, nxjerrë një biletë autobusi dhe udhëton bashkë me qytetarët, shkon në furrë për të blerë bukë, në market për të marrë letër tualeti. Të gjitha këto lëvizje paketohen dhe dalin në fajsbuk.

Nuk vonon shumë dhe vjen pjesa tjetër, personat e angazhuar për ti bërë “Like”, sa ma shumë të jetë e mundur. Të angazhuarit janë me profile të vërteta, por ka edhe shumë me profile fake.

Nëse lajmërohet ndonjë kundërshtarë, menjëherë në kohë rekorde e sulmojnë me komente për ta intimiduar.

E gjithë kjo armatë e njerëzve paguhet dhe kompenzohet në mënyra të ndryshme me paratë e buxhetit të shtetit.

Zakonisht në vende me demokraci të zhvilluar publiku është i vetëdijësuar dhe i prirur që të kërkoj transparencë dhe llogaridhënie nga institucionet shtetërore ose lokale, por kjo nuk ndodhë në Maqedoni. Intelektualët që shkruajnë dhe flasin të vërtetën shihen si ‘budallenjë’ që luftojnë me mullinjtë e erës.

Ka edhe ca intelektual që paguhen për të shtrembëruar realitetin. Këta persona tani po quhen Spin doctors, apo më mirë me thanë mashtrues dhe gënjeshtar që mbulojnë dështimet e politikës së degraduar dhe degjeneruar.

Mediat sociale në fillim u krijuan për tu shfrytëzuar nga njerëzit për socializim me të tjerët. Por tani po i përdorë fuqishëm politika, por edhe bizneset si metodë e re e komunikimit për të arritur më shpejtë dhe më lehtë te konsumatorët.

Të ashtuquajturat “media sociale”, si Facebook apo Tëitter, janë kthyer në një mjet të rëndësishëm të komunikimit politik

Për çdo cikël zgjedhor në vende të ndryshme, roli dhe ndikimi i internetit ka ardhur duke u rritur.

Fushatat politike dikur mbështeteshin tek fjalimet, tubimet dhe gazetat për të komunikuar dhe për të motivuar votuesit. Më pas, radioja dhe televizioni bënë të mundur që të flitej me të gjithë, shpejt dhe në të njëjtën kohë. Sot, fushatat mund të përhapin mesazhet e tyre në mënyrë të menjëhershme dhe me komunikim të ndërsjelltë, nëpërmjet të ashtuquajturave “media sociale” të internetit. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

blinken cameron shkup

Lavrov ateroi në Shkup, por përpos Blinkenit u larguan edhe Borell dhe Kameron

lavrov bujar osmani

24info: Lavrov kundër Kosovës së pavarur, Osmani u grind me të gjithë për ta sjellë në Shkup

blinken lavrov

Blinken dhe Lavrov nuk u përpoqën në Shkup, sekretari amerikan u largua për Izrael pa mbërritur kryediplomati rus

shen-naum2-696x466

Ahmet Zogu a e shiti Shën Naumin? Truku në vendimin e gjykatës së Hagës

Borell

Borrell: Lavrovi në Shkup duhet të dëgjojë se përse e dënojmë Rusinë!

borel-kovacevski

Borell porosi partive politike në Maqedoni: Nuk duhet të ketë ndarje për BE-në, miratoni ndryshimet kushtetuese

osbe shkup

Edhe Polonia nuk do të marrë pjesë në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup

blinken bujar osmani

Sekretari amerikan mbërriti në Shkup, kjo është porosia e tij

Blinken Kovacevski

Kovaçevski-Blinken: SHBA do të vazhdojnë ta mbështesin Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ