UT hap parkun teknologjik “Apolon”

Sot në Univeristetin e Tetvoës është promovuar parku teknologjik Apolon, që ka për qëllim t’ju shërbej studentëve të fakultetit ekonomik dhe shkencave kompjuterike. Përmes një infrasturkutre bashkëkohore teknologjike studentët do të mund të zhvillojnë diapazonin e njohurive si dhe të transformojnë atë në veprime praktike.

Profesori univesitar Dr.Kenan Ferati në cilësinë e stafit akademik por dhe donatorit nga sektori privat shpreson që ky bashkëpunim me Universitetin e Tetovës të vazhdoj duke rritur inovacionin dhe mundësitë e reja konkurruese.

Në këtë event prezent ishte edhe ZV.kryeministri Grubi dhe kryetari I integristëve ,profesorë e përfaqësues të bizneseve ndërkaq nuk munguan as përfaqësues të intitucioneve qeveritare, të cilët përgëzuan punën e stafit akademik dhe donatorit.

Ky park do ju mundësoj studentëvë një mjedis më të përshtatshëm akademik dhe praktik si dhe mundësi të reja në industrinë e RMV-së. /KlanMacedonia