Së shpejti Universiteti i Tetovës do të ketë radion universitare. Ky synim realizohet me iniciativë të nënkryetarit të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike, Selver Ajdini.
Pajisjet për radion universitare të UT-së i dhuron Bajrush Veliu, pronar i ish radio Albanës nga Kumanova. Ajdini sot ka realizuar një takim me ushtruesin e detyrës rektor të UT-së, Kushtrim Ahmeti. “Me iniciativën dhe ndërmjetësimin tim, pronari i ish Radio Albanës, Bajrush Veliu, dhuron të gjitha pajisjet teknike të radios për Universitetin e Tetovës.
Kumanovari, Bajrush Veliu pa menduar dy herë tha PO për Universitetin e Tetovës! Mirënjohje dhe falenderim për këtë zemërgjerësi të treguar nga z.Bajrush Veliu, shprehi Rektori, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti”, njoftoi Ajdini pas takimit të realizuar.
Akti i Veliut për të dhuruar pajisjet për radion universitare të UT-së, rikujton aktin e këngëtarit Ismet Bexheti i cili kishte dhuruar pajisjet e radio “Zërit të Kumanovës” për hapjen e radios “Kosova e Lirë”, radios zyrtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
https://www.facebook.com/selver.ajdini/posts/5896455490414243