Uzuni: Këmbët e mia ishin i vetmi burim të ardhurash, ndaj Realit mendova se mos po luaja FIFA

ina-online
ina-online

27 Gusht, 2023

Myrto Uzuni ka folur në një intervistë të shkurtër për kanalin zyrtar të LaLiga-s në Twitter ku ka prekur tema si ajo e nisjes së karrierës, mbërritja në LaLiga, emocionet e përballjes me Real Madrid dhe suksesi i sezonit të fundit.

Myrto Uzuni është një prej futbollistëve shqiptarë më në formë dhe më të suksesshëm aktualisht.

Protagonist me kombëtaren shqiptare, ai po përjeton edhe majën e karrierës në një prej kampionateve më të fortë në botë, La Ligan spanjolle.

Së fundmi ai ka folur në një intervistë të shkurtër për kanalin zyrtar të LaLiga-s në Twitter.

“Kur vjen nga një vend si Shqipëria, nuk është e lehtë të arrish në LaLiga.

Më është dashur të punoj shumë për të realizuar ëndrrat e mia.

Por, për këtë luhet futbolli, për ty dhe ëndrrat e tua sepse në shtëpinë time ka pasur vetëm një opsion që të fitonim para, vetëm nga këmbët e mia.

Në këtë jetë dua vetëm t’i falënderoj prindërit e mi që besuan tek unë dhe për njeriun që unë jam sot”, tha futbollisti.

Një koment ai e kishte edhe për sfidën speciale në mitikun e futbollit botëror, Benabeu.

“Kam një vit e gjysmë këtu te Granada dhe ndihem shkëlqyer.

Jam si në shtëpinë time pasi njerëzit më duan shumë.

Ndeshja e parë debutuese ishte në Bernabeu dhe kur shikoja lojtarë si Toni Kroos dhe Modriç, po mendoja dhe i thosha vetes:

Mos po luaj FIFA në ato momente”, u shpreh Uzuni.

Gazetarët e faqes së La Liga e duan një koment edhe për ecurinë e deritanishme dhe të ardhmen.

“Çdo gol është special kur shënon. 23 gola në LaLiga2 patjetër që janë shumë.

Të gjithë e dinë se sa e vështirë është ajo kategori. Tani po stërvitemi shumë mirë, çdo gjë është gati dhe të gjithë duhet të bëjmë akoma edhe më shumë.

Ëndrra ime është që të vazhdoj të luaj në La Liga, eksperiencë e madhe padyshim dhe dua të luaj për shumë ndeshje”, tha Uzuni.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

manchester united

“United” në vështirësi, Ten Hag i qetë pas humbjes së fundit në Ligën e Kampionëve

bayerni

Bayerni me rikthim të madh

shkendija2

Derbi i madh në Tetovë, Shkëndija e Struga Trim Lum kërkojnë fitoren

Italy Soccer Champions League

VIDEO / Interi e Reali në festë, goditje e madhe për klubet angleze

champions-logo

LIGA E KAMPIONEVE/ Dy rivalët e Interit dhe një çift që do pikët e para, publikohen formacionet zyrtare

Xhevat Prekazi

Xhevat Prekazi pëson sulm në tru, shtrihet në spitalin e Beogradit

donjeta-sadiku

​Donjeta Sadiku shpallet kampione ballkanike

messi

Premtimi i presidentit të Inter Miamit: Messi do ta luajë ndeshjen e tij të fundit në Barcelonë

Ben Chilwell 2

Ben Chilwell jashtë fushave deri në muajin dhjetor

INFO

NA NDIQ