Uzuni magjik, ngjit Granadan në La Liga

INA
INA

28 Maj, 2023

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga.

Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2:0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në minutën e 42-të, pas u shërbye me zgjuarsi me kokë nga Puerta.

Një gol me shumë peshë ky i shënuar nga sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, pasi ekipit andaluzian i mjaftonte thjesht një pikë për të siguruar matematikisht ngjitjen në elitë.

Për Uzunin është goli i 23-të sezonal në kampionat, ku ka dhënë edhe pesë asiste.

Ndjekësi më i afërt, De Haro i Mirandes, ka shënuar katër gola më pak.

Grana realizoi golin e dytë, atë të sigurisë, me Zaragozan në minutën e 58-të.

Granada falë këtij suksesi dhe barazimit 0-0 mes Las Palmasit dhe Alavesit e mbyll kampionatin në vendin e parë. Uzuni, sikurse pritej, fitoi çmimin e golashënuesit më të mirë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

xherdan shaqiri

Messi, Busquets, Shaqiri, njihuni me lojtarët më të paguar në ligën MLS

ffk

Reagim i FFK-së në lidhje me pankartat shoviniste në ndeshjen Olympiakos – Aris

xavi cavi

Xavi: Jemi përmirësuar në sulm, gabojmë në mbrojtje

rashica gol beshiktash

VIDEO/ Rashica shënon këtë gol të bukur, por s’e shpëton dot Besiktasin nga humbja

Pep Guardiola

Cityt i prishet aeroplani, lojtarët do të udhëtojnë me autobus

girona

Girona befasia e sezonit në La Liga, lider duke lënë mbrapa emra të mëdhenj

nedim-Sassuolos,

Interi pëson humbjen e parë, Bajrami shënon në fitoren e Sassuolos në “San Siro” (video)

manchester united

Manchester United, objektivi i madh për muajin janar quhet Gnabry. Super oferta gati…

montella

Zbulohet klauzola speciale, Federata Turke i ka vënë një kusht Montellës në kontratë

INFO

NA NDIQ