Uzuni shënon 2 gola, Ferencvaroshi shpallet kampion i Hungarisë

Myrto Uzuni feston titullin e parë kampion në karrierë me një dygolësh. Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë u shpall kampion i Hungarisë me Ferencvaroshin, që siguroi edhe matematikisht titullin tre javë para fundit të sezonit, falë fitores 3-0 ndaj Ujpeshtit në Budapest.

Uzuni spikati me një dygolësh në këtë sfidë duke u konfirmuar edhe njëherë si nga një lojtarët më efikasë dhe më cilësorë të Ferencvaroshit në këtë sezon. Uzuni zhbllokoi fillimisht shifrat me një veprim të bukur akrobatik pas vetëm 12 minutash lojë, ndërkohë që në minutën e 77-të shënoi edhe golin e tretë dhe atë vulosi fitoren e skuadrës kryeqytetase me 11-metërsh.

Ferencvaroshi fitoi titullin e 32-të në histori, ndërkohë që Uzuni me këto dy finalizime u ngjit në vendin e 3-të të listës së golashënuesve në Hungari me 12 gola.