VAJTIMI ME PAGESË TE SHQIPTARET E REKËS SË EPËRME

0

Nga Avzi MUSTAFA/
Në zakonet që kanë të bëjnë me vdekjen dhe përcjelljen e të vdekuritekzistojnë shumë rite, që janë pagane ose parapagane. Një ndër zakonet shumë tëvjetra është edhe kur një i vdekur vajtohet me një lloj të kënduari të përvajshëm.Vajtimi ka qenë i pranishëm edhe në popuj të ndryshëm, ku disa rite ezakone janë zhdukur ose kanë marrë forma të ndryshme. Sot, përveç ngjashmërive,kanë dhe diferenca, madje diferencat nuk janë ndërmjet popujve, por ato janë dhebrenda një kombi. Dhimbja për ata që largohen nga jeta shprehet në mënyra të ndryshme. Përshembull, në veri ka pasur vajtime dhe me goditje të kraharorit, çjerrje fytyre,vajtime me britma e rënkime. Gati te të gjithë popujt e Ballkanit ekziston që nëlashtësi një traditë e vajtimit, siç thuhet me “argatë”, e cila është përcjellë dhe nëditët tona. Kjo traditë është e njohur te grekët, rumunët, vllahët, turqit, kroatët,malazezët, serbët, maqedonasit e bullgarët, por edhe në disa vende të tjera botësetj. Është kjo një traditë shumë e moçme, që ekziston edhe te shqiptarët: kurdikush vdes, kërkohet që dikush të vijë e ta vajtojë të vdekurin. Këtë punë e kanëbërë disa gra ose burra, që janë quajtur “vajtoca” e “gjamatar” të paguar. Vajtimin ndër shqiptarë në shekujt e fundit e bëjnë vetëm gratë dhe atëvetëm ditën, Këto gra, që e vajtonin të vdekuri, paguheshin qoftë me para ose menatyrë.Ashtu siç pohon i madhi Eqrem Çabej, dikur nga viset greke kanë ardhur njënumër i madh i vajticave me pagesë . Po ashtu edhe në Shqipërinë e Veriut,sidomos në krahinën e Mirditës, janë paguar vajticat, por më të njohura kanë qenë
vajtica e rrethit të Peshkopisë dhe të Zajazit të Kërçovës. Edhe sot e kësaj ditemund të dëgjosh shprehjen “kjo duhet të vajtohet me gra Zajazi” ose “të qafsha megra Zajazi”, sepse ato kanë vajtuar mallëngjyeshëm dhe në polifoni në ditën e tretëtë vdekjes .Duke parë format e tyre të përgjithshme dhe nga struktura e vargjeve dhe tëritmit, ato dëshmojnë se janë ndër llojet ma të vjetra të folklorit tonë. Ashtu siçthonë folkloristët, e vaji me ligje është “improvizime që shpreh dhimbjen e thellë,por edhe jep një pikturë të cilësive të të vdekurit, një portret të plotë, herë-herëfizik e shpirtëror të tij”. .Në historinë e vajtimit, sipas studiuesve, dallohen pesë periudha. Periudha eparë, që është më e vjetra është ajo ku vajtimi përfshin britma dhe rënkime me zë,që i bënin familjarët e të vdekurit. Faza e dytë është vajtimi në vargje, që kaecurinë e një ritmi gati ad libitum. Këtë e vajtim e kanë bërë anëtarët e fisit të afërtose të largët, sidomos gratë e moshuara, por të fisit të vet. Faza e tretë përfshinvajtimin nga një grua e huaj që posedon aftësi dhe zë të mirë. Vajtimi në këtë fazëmerr një karakter të këndimit, duke përdorë “improvizimin që shpreh dhimbje, porqë bën edhe një portret, herë fizik e herë psikologjik, të të vdekurit”. Faza e katërtështë faza kur një familje për të vdekurin merr një grua me pagesë, e cila dallohetme aftësi vajtimi, ndërsa vajtimi i saj merr karakter të zanatit. Ajo që e kryen këtëpunë, për këtë punë paguhet me natyrë ose me para. Faza e pestë është ajo kurvajtocat janë përkryer me këngët e vajtimit dhe janë provuar në shumë raste për tëvdekurit. Në këtë fazë vajtocat janë të fisit ose edhe të largëta. Në shumicën erasteve ajo është një grua që vajtimin e ka profesion. Si te shumë popuj të botës, krahas zhvillimit kulturor të përparimit tënjerëzimit si dhe nën ndikimin faktorëve socio-ekonomikë, edhe vajtimi kohëve tëfundit e ka humbur atë karakter që e kishte dikur, por mbetet vetëm si një moment,që do të kujtohet si “një vdekje e kënduar mirë”.
Një zonë mjaft interesante që i ruan traditat, ritet e zakonet e moçme, kjo për shkaktë kushteve natyrore e historike, është vajtimi me pagesë që ruhet në Rekëne.Epërme. Te shqiptarët e Rekës së Epërme, si një zonë e izoluar dhe si një vend kumallkimi i shenjtë është “kripa huaj”, që do të thotë se njerëzit përveç kurbetit nukkishin asgjë për mbijetesë, vdekja e një familjari u shkaktonte dhimbje si kudo, pornë këtë zonë, përmes vajtimit, kërkohet shfryrje, lehtësim shpirtëror.Vajtimi tek Shqiptarët e Rekës së Epërme ka rol të veçante socio-ekonomikdhe patriarkalo-religjioz, ku shumë lehtë shpërthen lirizmi. Për nga forma ebrendshme është shumë nostalgjik. Kështu vajtimi në këtë zonë e ka ritmin e lirë,ashtu siç thonë vendasit – një dramë e gjallë e të folurit me një tronditje e me thekspikëllues.Vajtimi për vdekurin, i krijuar ad hoc, vjen nga dhimbja dhe është plot figuratë fuqishme, pyetje retorike, ka lirizëm të fjalëve përkëdhelëse, gëlon nga epizmi imallkimeve, që krijon atmosferë tepër emocionuese, që i trondit të gjithë ose, siçthonë rekasit, “loti del vetë”. Në Rekë gruaja që mbahet mend mban emrin Sarafkanga Niçpuri dhe nëna Selvije nëna e Dilaverit nga fshati Volkovi.. Në këtë trevë në fillim çdo i vdekur është vajtuar me anëtarët e familjes,sidomos gjyshja, nëna ose motra në praninë e grave e të fisit e të fshatit, kurseburrat kanë bërë përgatitjen e të vdekurit dhe sigurimin e ushqimit për të largëtit efarefisit, si dhe sigurimin e rakisë, që është pirë për “shpirt të vdekurit”. Tek shqiptarët ortodoksë të Rekës së Epërme vajtimin e kryejnë gratë ngafisi i të vdekurit, por edhe një grua e huaj me pagesë në natyrë. Me rastin e vdekjessë ndonjë anëtari të familjes, të gjitha gratë angazhohen që t’i ndihmojnë jo vetëmgratë e familjes, por edhe gratë e tërë fshatit. Nëse familja është ekonomikisht edobët ose nuk ka burrë shtëpie, të vdekurin e vajton një grua që është e fisit dhe nëmoshë ose ajo që përgatit ushqim për njerëzit që vinë për ngushëllime.
Në qoftë se familja është e pasur, ata e paguajnë një grua që di “të “rendit”,siç e quajnë rekasit “renditicë”, cila e ka aftësinë e britmës dhe rënkimit, por edheposedon aftësi të invecionit, si dhe intelegjencë, kulturë dhe muzikalitet. Ajo efillon vajtimin në formën e një bisede poetike me zë të zgjatur, duke renditur fjalëpër të vdekurin sipas moshës e virtyteve të të ndjerit apo të së ndjerës. Vajtim me“renditje” nëpërmjet vargjeve, që i thotë “renditica” që paguhet, shoqërohet ngagratë e fisit, që i ndihmojnë në korr dhe që mund të jenë deri më 20 veta.“Renditica” ulet te koka e të vdekurit, ndërsa gratë e tjera qëndrojnë ulur anës sëkrahëve të të vdekuritNëse i vdekuri vajtohet te varri, vajtojca me pagesë qëndron mbi kokën e tëvdekurit ose e ulur në gjunjë para këmbëve të të vdekurit. Vajtoca fillon të rendisëme fjalë të zgjedhura, duke përdor fjale më ton të gjatë e melankolik. Pas disavargjeve ose një strofe, ajo e ngre zërin dhe pas çdo vargu të tretë ndërhyn korri igrave. Kur vajtojca jep shenjë se gratë që këndojnë në kor duhet të ndalojnë, atopushojnë. Vajtica rendit fjalë mbi të vdekurin dhe përsëri jep shenjë që të ndërhyjëkorri, por tani ndryshon nga vajtimi i mëparshëm – tani pas “renditcës” përsëritetvargu i tretë dhe pas një pushimi shumë të shkurtër, grat në kor e përsërisin dyvargjshin si dhe afërsinë dhe epitetet e të vdekurit si “i miri i nonës”, “punëtori inonës”, “trimi i nonës”, vëllau i motrës etj. Ky vajtim bëhet në një dhomë të katittë parë të shtëpisë, por edhe në odën e miqve.Pasi i vdekuri vajtohet ose “rënditet” për disa orë, pastaj i vdekuri dërgohetprej shtëpisë në kishë. Aty çdokush që e merr pjesë, si gratë ashtu edhe burrat,ndezin qirinj, lënë ca para për kishën dhe sipas ardhjes së ngushëlluesve rrinë disaminuta dhe dalin jashtë për të lënë hapësirë për të tjerët. Pasi i kryen prifti të gjitharitualet religjioze, të vdekurin e dërgojnë në varr. Rrugës prej shtëpisë e deri nëkishë dhe prej kishe deri në varrezë vajtojca e vajton të vdekurin, siç thonë rekasitthonë “shum vikatën”.
Të afërmit marrin me vete ndonjë veshje, fotografi, arme ose gjësend që ivdekuri e ka dashur. Vajtoca e fillon vajtimin kur burrat e kapin arkivolin dhe ajogjatë rrugës vajton duke ecur. Edhe grat e fisit mund të ndërhyjnë në kor, duke epërsëritur jo vetëm vargun e tretë, por strofat e plota. Ky vajtim në popull është injohur me emrin “Njona renditën, qetra i nditën” ose, siç thonë në Rekë, “Njona eze, e qetra i ndihin”. Në bazë të kësaj, mund të konstatojmë se në këtë zonë kemi një dallim ngatrevat tjera shqiptare, sepse këtu dallojmë dy lloje vajtimesh me pagesë, si:1. Vajtim me renditje “Renditën” (që behet një bisedë me të ndjerin në vargje, i“vajtoh me zo” dhe2. Vajtim që është njohur në këtë anë me emrin “vajtoj gjunjazj” (vajtoj dukeecur) Varësisht prej gjendjes ekonomike, ndodhë që dikush nuk mund të sigurojëvajtojcë me pagesë. Në atë rast këtë vajtim e bën, ashtu siç thonë vendasit,“mangjarnica” – ajo që i përgatit ushqimet për shpirtin e të vdekurit. Ajoangazhohet dhe nga familjari i jepet ndonjë basmë, peshqir ose diçka tjetër, porpatjetër edhe pogaçe. Në të shumtën e rasteve më shumë e bëjnë për “shpirtin e tëvdekurit”, por merret vetëm pogaçja, që është traditë e kamotshme e rekasve. Kur angazhohet “vajtojcë” me pagese dhe ajo vjen nga ndonjë fshat tjetër,ajo së pari merr të dhëna për të vdekurin: fëmijë, djalë, nuse, babë, vëlla, gjysh etj.,mbi punën që ka kryer, mbi shkaqet e vdekjes, mbi statusin ekonomik të familjes,mbi karakterin, sjelljen etj. Mbi bazën e këtyre virtyteve vajtojca krijon vargje osevajton me zë, duke përdor fjalë që e lartësojnë të vdekurin përderisa ka qenë gjallë,vajton për bukurinë, punën e planet e parealizuara etj.Te vajtimi me të ecur zëri i vajtojcës është i hollë dhe i lartë. Në këtë vajtimpo ashtu marrin pjesë gratë që këndojnë në kor. Te ky lloj vajtimi “vajtojrica”
vajton pas arkivolit të të ndjerit me zë të lartë kurse gratë e tjera vijnë pas, duke eshoqëruar prej vargut të tretë e deri te dyvargëshi dhe duke e rikënduar pasthirrmën“oe, e kuku.”.Vajtojcat me pagesë në Rekën e Epërme vajtojnë në mënyra të ndryshme përnjerëzit e vdekur. Secila vajtojcë vajton ashtu siç i vijnë në mendje vargjet përsecilin të vdekur, ashtu siç e meriton ai sipas statusit social që ka pasur në fshat dhesipas moshës dhe gjinisë. Në Rekë nuk ka ndonjë skemë për të vajtuar, por ka frazatë rënkimit e të vajtimit që përdoren sipas mundësive dhe situatave. Kur vajtonvajtojca e paguar, në të vërtetë ajo improvizion. Ajo që është karakteristike gjatëvajtimit është përdorimi i tri rikëndimeve, të cilat vijnë në mënyrë ndërrueshme kurvajtohet në përgjithësi. Rikëndimi i parë është: “A-o, o-ve! (A-o, o kuku!), i dytiështë: “U-o, o kuku!” (U-o, o kuku!) dhe i treti: “I-ho, o ve!” ( I –ho, o kuku!)Një shembull për djalin e pagëzuar që ka vdekur:A gjalo, a-o, o-ve!Ty të pagëzonja (zonte nona),E të shtinja në kryq,I-ho, o –ve!E përzinja me fminëU-o, o kuku!(Rikëndimi përsërit) E të lidhja halis në kallepketA-o, o-ve!E ty të lidhte dadaI –ho, o –ve!E ty të këndonja!U-o, o –kuku!. .
Te vajtimi në ecje në Rekën e Epërme vajtojca së pari lëshon një britmë,pastaj një ofshamë, një thirrje në formë pashirme dhe më zë të hollë e të lartë për tëtërhequr vëmendjen e njerëzve ndaj të ndjerit, por edhe për të krijuar një lidhjepsikologjike ndërmjet të vdekurit dhe të gjallëve.Vajtimi nga vajtojcat me pagesë në këtë zonë fillon me një këndim monoton memë shumë fjalë në fillim e pastaj ngrihet zëri me korin e grave në rreshtin e tretë,por pa e prishur plotësinë organike të kuptimit, si p.sh.:(vajtimi i priftit)Ku bone katundarvet,Edhe kishvet,Edhe isanit?“A-o, o-kuku”Sa mirë vijne në kishë,Sa mirë kandonje,Sa mirë i zgjonje insanin,Sa mirë ti prift na zgjonje!Ene na mas teje grarendjim, Se ke i mirë shum! Ose (vdekjen e një djali)A bir kë më bone!Si m’u vdore!Si nuk pret nona!Da dale vera,Ti nuk gjeigjesh ma,Edhe nuk sheh ma:Si do dale vera;
E nuk sheh malet si da qelin!Nuk gjeigjish qyqenSi da këndojnë!. Te vajtimi në të ecur, që është një karakteristikë e vetme e kësaj zone, mundtë shihen qartë gjurmët rituale të dramës popullore. Në këtë vajtim shihet edhebaza e tragjedisë në përgjithësi dhe fillet popullore të aktrimit dhe teatrit.Vajtimi më i madh në ditën e vdekjes dhe të varrimit, por mund të vajtoheti vdekuri edhe në ditën e dyzetë, në gjysmë viti, në trevjetorin e vdekjes dhe nëditën e “shpirtrave”. Vajtimi, si për nga forma, ashtu si për nga struktura e vargjeve dhe ritmi,është ndër llojet ma të vjetra të folklorit tonë. Mirëpo, duke pasur parasysh se vajetjanë shumë të lashta, ato sot kanë evoluar. Vajtimi në Rekën e Epërme, përveç pasqyrës psikologjike, e reflekton edhetërë filozofinë e malësorëve dhe vlerësimin e vlerave që shprehin ndjenjatnjerëzore ndaj babait, vëllait, nënës, motrës e etj.Siç dihet, te shumë popuj vajtimi është i ndaluar me rastin e vdekjes sëndonjë personi. Ndalesë ka pasur edhe nga kisha, por edhe nga pushtetet.Sidoqoftë, vajtimi ka një rëndësi të madhe për fokloristikën, etnologjinë, letërsinëpopullore, historinë e religjionit, por – për fat të keq – është studiuar fare pak