Vajza nga Praga, që u bë ministre e Jashtme amerikane – dhe e çliroi Kosovën

Iliria News Agency
Iliria News Agency

24 Janar, 2022

Enver Robelli

Më 23 janar 1997, si sot para 25 vitesh, presidenti Bill Clinton e emëroi Madeleine Albright ministre të jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ishte e para grua në këtë post dhe e para emigrante, e lindur jashtë Amerikës. Albright u lind më 15 maj 1937 ne Pragë. 25 anëtarë të familjes së saj u vranë në kampet naziste. Babai i saj Josef Körbel ishte diplomat çekosllovak, më vonë profesor i politikës në universitetin e Denverit në SHBA. Dhjetë ditë para se ushtria naziste të marshojë në Pragë, familja e Albright u vendos në Londër.

Më 1945 Josef Körbel u kthye me familjen e tij në Pragë. Në vjeshtën e vitit 1945 ai u emërua ambasador i Çekosllovakisë në Beograd, ku jetoi me familjen e tij deri më 1948. Pas puçit komunist në Pragë, familja fitoi azil në SHBA. Janë disa personalitete që e bëjnë historinë. Në historinë e Kosovës emri i Madeleine Albright do të shkruhet me shkronja të arta. Përjetësisht.

Gjeneratë pas gjenerate. Në foton e parë: përkushtimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë në jetën time. Në foton e dytë: Madeleine Albright në ballinën e revistës së famshme TIME në vitin 1999. Në vitin kur ndryshoi historia e Kosovës… dhe erdhi liria!

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Luizi dhe Kiara

Luizi ja kushtoi këngën e re. Reagon Kiara

luizi koncert

Luiz Ejlli niset për Amerikë, a jeni gati (VIDEO)

Taravari_Kasami-780x470

Taravari e Kasami përplasen për anëtarët dhe simpatizantë politikë

barnatore

Mungesë ilaçesh në farmacitë e vendit!

vjosa osmani

Osmani tregon prapaskenat: E takova 10 minuta Vuçiqin, zakonisht ankohet e bërtet

erdogan

Profili i Erdoganit/ Nga shitës limonadash, tek njeriu më i fuqishëm në Turqi

universiteti punetorëve ish-kino presheve

Të adaptohet apo restaurohet objekti i Universitetit të punëtorëve në Preshevë

shkupi

Anketa: Qytetarët më shumë besojnë në bashkësitë fetare dhe ushtri, më pak në institucione

kompania abee

ABEE Investimi belg në Kërçovë, pritet 600 vende pune, rroga 900 €

INFO

NA NDIQ