Vajza nga Ukraina këndon shqip dhe i mahnit të gjithë në “The Voice of Greece”

0

Artistja nga Ukraina ka mahnitur jurinë e ‘The Voice Greece’ me këngën shqipe ‘Lule Lule’. Këngëtarja Angelina Statyeva ka kaluar audicionin e fshehur në “The Voice of Greece” me këngën e njohur arbëreshe “Lule lule, maca maca”. Angelina është një këngëtare ukrainase që ka spikatur një ndër këngët më të vlerësuara shqiptare me të cilën ka zgjedhur të konkurrojë në “The Voice of Greece”. Dhe padyshim që me vokalin e saj shkëlqeu dhe mahniti jurinë me performancën e saj. “Lule Lule”, kënga shqiptare me të cilën artistja ukrainase mahniti jurinë e “The Voice of Greece”. Teksa sezoni i ri i “The Voice of Greece” ka nisur në shtetin grek, këngëtarja ukrainase ka çmendur jurinë dhe të gjithë publikun me një nga këngët më të bukura shqiptare. “Lule Lule”, kjo ka qenë kënga me të cilën këngëtarja nga Ukraina ka dashur të shkëlqejë në skenën e “The Voice of Greece”. Anëtarët e jurisë, figura të njohura të skenës greke, edhe kanë kërcyer nën ritmin e këngës teksa i kanë dhënë Ok këngëtares, pa e ditur se bëhej fjalë për një këngë shqiptare. Më poshtë në videon e parë keni mundësinë të ndiqni këngën e vajzës ukrainase, ndërkohë që në videon e dytë, që është edhe më e gjatë, keni edhe reagimin e jurisë së The Voice of Greece, pasi mësojnë se është një këngë shqiptare.