Vaksina e Moderna-s na mbron nga mutacionet, por…

Vaksina kundër koronavirusit, e prodhuar nga kompania Moderna, na mbron edhe kundër varianteve të reja të koronavirusit.

Kështu bëri të ditur kompania, megjithatë ajo tha se kjo vaksinë është më efektive ndaj variantit anglez, sesa ndaj variantit të shfaqur në Afrikën e Jugut.

Kompania amerikane tha se vaksina prodhon gjashtë herë më pak antitrupa te personat e infektuar me variantin afrikano-jugor.

Por sërish kjo do të thotë se trupi prodhon mjaftueshëm antitrupa për të vrarë variantin mutant.

Pavarësisht se kompania dha këtë lajm të mirë, ajo sërish tha se po prodhon një vaksinë ekstra, e cila do të merret pas dy dozave të zakonshme nga personat që janë prekur nga varianti i Afrikës së Jugut.

Mutacionet e reja janë kthyer në shqetësim për shkencëtarët për shkak se përhapen më lehtësisht, por ka të dhëna se mund të jenë më vdekjeprurës.