Vaksina me detyrim, skuadrat në Premier League duhet të imunizohen me dy doza të vaksinës

Anglia është vendi i parë që hoqi të gjitha kufizimet për shkak të pandemisë por gjithsesi mbetet një nga vendet me rregullat më strikte në luftën kundër koronavirusit dhe këtu nuk i shpëton as futbolli.

Siç mësohet, të gjitha skuadrat, lojtarët dhe anëtarët e stafeve teknike të ekipeve në Premier League duhet të jenë të vaksinuar dhe tashmë është një luftë kundër kohës për shumë ekipe.

Fedetara Angleze e Futbollit ka caktuar datat në Premier League dhe në pritje të lajmeve për praninë e spektatorëve në tribuna me pasaportë të gjelbër ose jo, u vendos që lojtarët dhe stafi duhet të kenë marrë dozën e dyfishtë të vaksinës.

Organi më i lartë i futbollit anglez ka vendosur që të gjitha ekipet duhet të përmbushin detyrimin e vaksinimit deri në 1 Tetorin e ardhshëm dhe për momentin, vetëm dy klube kanë përfunduar procesin e plotë të vaksinimit.

Federata bashkë me qeverinë janë të vendosur që të ndërmarrin masa paraprake në mënyrë që Premier League të mos ndalet në asnjë moment per shkak të koronavirusit, madje edhe pas vaksinimit të plotë, të gjithë lojtarët e skuadrave do t’i nështrohen dy herë në javë testeve të rregullta anti-covid.