Vaksina “Sputnik V” do të prodhohet në Itali

Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF) do të krijojë bashkëpunim me kompaninë zvicerane “Adien Pharma dhe Biotek” për prodhimin e vaksinës “Sputnik V” në Itali, tha sot drejtori ekzekutiv i RDIF, Kiril Dmitriev.

– Këto ditë kemi bisedime me qeverinë italiane. “Ka shumë rajone italiane që kanë shprehur entuziazëm për Sputnik V dhe duan të prodhojnë vaksinën,” tha DimTriev për Rai 3, cituan nga Tass.

Prodhimi i vaksinave do të ndihmojë në hapjen e bizneseve të reja dhe do t’i japë Italisë mundësinë për të kontrolluar produktin. Prodhimi i Sputnik V mund të fillojë në qershor. Gjermania dhe Franca janë ndër vendet me të cilat fondi rus po diskuton bashkëpunimin.