Vaksinimi i fëmijëve nën pragun e duhur, Manoeleva: Të rritet vetëdija për vaksinim

Iliria News Agency
Iliria News Agency

26/04/2023

Përqindja e vaksinimit të fëmijëve me vaksinat e rregullta nuk është në nivelin e duhur, njoftojnë autoritetet shëndetësore.

Në shënimin e javës Evropiane të Imunizimit, zv/ministrja e Shëndetësisë, Maja Manoeleva theksoi se fillimi i pandemisë, periudha 2019-2021 ka sjellë rënie të përqindjes së fëmijëve të imunizuar, ndërsa këtë vit është vërejtur një rritje e nivelit të vaksinimit. Për tu arritur imuniteti kolektiv e nevojshme është të kemi mbulim me vaksina mbi 90%.

“Më vjen mirë që këtë vit e shohim se trendi ndryshon dhe kemi një rritje të mbulimit në nivel nacional. Të gjitha vaksinat për fëmijë deri në 12 muaj arritëm një mbulim prej rreth 84%. Rritje ka shënuar dhe mbulimi nacional me vaksinën MRP. Edhe pse kemi një përmirësim të mbulimit në nivelin nacional të vaksinimeve të rregullta për fëmijë, dua të theksoj se ende nuk është arritur pragu i rekomanduar për imunitetin kolektiv, i përcaktuar nga programi i detyrueshëm i imunizimit – 95% në nivel nacional dhe 90% në nivel lokal”, deklaroi zëvendësministrja Manoeleva. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

hysni shaqiri

Shaqiri: Këto zgjedhje i fiton opozita shqiptare

Moti_26-780x470-1

Moti sot paradite me diell, pasdite me vranësira të ndryshueshme

greqi-1-800x445-600x360

Greqia merr drejtimin e misionit detar të BE-së në Detin e Kuq

thaci-krasniqi-veseli-hage-selimi-specialja

Anulohet seanca e sotme ndaj ish-krerëve të UÇK-së

reinhard_butikofer

Eurodeputeti gjerman: Serbia me Vuçiqin, ka zero shanse për BE

Blinken Edi rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu ka drejtuar me një letër mirënjohjeje Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken

Rama Zelenski

Zelensky arrin sot në Tiranë, merr pjesë në Samitin për Ukrainë

Makron Macron

Macron ia thotë në sy udhëheqësve evropianë: Rusia nuk duhet të fitojë!

Bujar Osmani

Rreziku nga Rusia – Ja kur hapet “kutia e Pandorës” sipas Bujar Osmanit!

INFO

NA NDIQ