Valë ekstreme e të nxehtit godet Evropën, priten temperatura deri në 44 gradë Celsius

Picture of Ina Online
Ina Online

28/06/2025

Evropa po përgatitet për një valë të jashtëzakonshme të të nxehtit në fundjavë, me temperatura që pritet të arrijnë deri në 44 gradë Celsius në disa vende.

Sipas shërbimit zyrtar meteorologjik të Francës, katër departamente jugore, përfshirë Bouches-du-Rhone, Gard, Herault dhe Pyrenees-Orientales, janë nën alarm për valë të nxehti, ndërsa 14 departamente pritet të jenë të shtunën.

Janë lëshuar gjithashtu alarme për rreziqe “të rënda” të zjarreve në pyje.

Meteorologu francez, Jerome Cerisier, thotë se ata presin 10 deri në 15 gradë mbi mesataren sezonale, shkruan Euroneës.com, transmeton Klankosova.tv

“Një anticiklon i ri po vendoset mbi Francën dhe do të kemi përsëri atë që e quajmë ‘kupolë nxehtësie’, me temperatura që rriten me 1 deri në 2°C ditë pas dite. Ajri i ngrohtë është i vetëmbështetur, qielli është i kthjellët, kështu që do të shohim përsëri vlera të jashtëzakonshme, shpesh 10 deri në 15°C mbi mesataret sezonale dhe për një afat të gjatë”, tha Cerisier.

Në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë, temperaturat parashikohen deri në 42 gradë Celsius në ditët në vijim.

Dhe në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, turistët dhe vendasit kanë kërkuar hije dhe mënyra për t’u freskuar.

Vala e të nxehtit pritet të zgjasë deri të martën. / Klankosova.tv

TË FUNDIT

Një urim ndryshe nga Xhensila për ditëlindjen e Ledrit

ASH: Rezoluta e BE-së alarmon për ndikimin serbo-rus, Brukseli e kuptoi, a e kupton edhe VLEN?

Mickoski: Janë arrestuar disa persona për shkaktimin e zjarreve – po luftojmë me stuhinë e zjarrit

BDI: Shqiptarët po përjashtohen, në Agjencinë për Siguri Kombëtare rezultati është 40:1

Maksi i ZNAM-it me tone të ashpra nacionaliste pas raportit të Parlamentit Evropian

Babai rrahu vajzën 11 vjeçe dhe e regjistroi me telefon, ja në cilin qytet të Maqedonisë së Veriut (VIDEO)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË