Valon Bela ka një mesazh për Aziz Pollozhanin

Valon Bela

I nderuari rektor Pollozhani, komunikimi i Universitetit Nënë Tereza me komunat shqiptare nuk do duhej të zhvillohej vetëm në gjuhën maqedonase.

Ky turp i juaji assesi të pranohet nga ana ime prandaj edhe po reagoj me zemërim të madh.

Akoma më i turpshëm bëhet ky gjest i juaji kur dihet botërisht se ju ishit edhe Ministër i Arsimit dhe jo vetëm; ishit deputet, drejtor dhe ambasador i vendit.

Pra, sado i neveritshëm gjesti, ju do duhej të ndryshoni qasje sa më shpejt !!