Valon Syla pas lirimit nga arresti: S’kam ushtruar dhunë, ishte fjalosje, u linçova padrejtësisht

Picture of Ina Online
Ina Online

30/06/2025

Gazetari Valon Syla ka reaguar publikisht pas lirimit nga arresti 48-orësh, për të cilin tha se ishte një masë e panevojshme dhe e nxitur nga presioni politik.

Në një postim në rrjetet sociale, Syla tha se gjithçka kishte nisur nga një përplasje verbale me të dashurën e tij dhe se nuk ka ushtruar dhunë fizike, siç është raportuar nga mediat apo insinuuar në opinionin publik.

“E dashura ime është shumë zojë dhe e veçantë për të qenë unë i dhunshëm ndaj saj. Rasti nuk ka të bëjë me ndonjë akt dhune si boksa apo shkelma, por më shumë ishte një fjalosje apo përlamje… me një ngritje krahu,” tha Syla, duke shtuar se për këtë rast ka kërkuar falje publike ndaj saj dhe familjeve përkatëse.

Ai shpjegoi se pas ndalimit fillestar dhe lirimit të tij në mëngjes, pas vetëm pesë orësh policia e ktheu përsëri në stacion me urdhër të prokurores dhe e vendosi në arrest 48-orësh, ndonëse sipas tij “nuk kishte ndërruar asnjë fakt e as kishte ndodhur diçka e re”.

Syla ka akuzuar politikën, në veçanti Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për ndërhyrje në drejtësi dhe për presion publik.

Ai u shpreh se është gjykuar para se drejtësia të thotë fjalën e saj.

“U akuzova për dhunë në familje pa qenë as në marrëdhënie familjare, as në bashkëjetesë. Një fjalosje u klasifikua si dhunë psikologjike. Mbi të gjitha, u gjykova nga ministra, eksponentë të VV-së dhe turma, ende pa pasur as aktakuzë,” ka shkruar ai.

Në fund të reagimit, gazetari ka theksuar se beson në drejtësi dhe se do të sqarojë të gjitha ditëve në vijim përmes një dalje televizive.

“Ju kërkoj ndjesë të gjithëve që menduat se mund të kem rrahur dikë. Zoti na ruajt njerëzit tanë të dashur. Unë kurrë s’kam rrahur askënd, as në shkollë fillore e as të mesme,” përfundoi ai.

TË FUNDIT

Trump paralajmëron tarifë 50% për mallrat nga Brazili

Memorandum bahskëpunimi mes Komunës së Tetovës dhe IP Parku kombëtar Mali i Sharrit

Kujdes: Erë veriore e fuqishme pritet së shpejti, me shpejtësi mbi 60 km/h

Toshkovski: Ditë shumë e vështirë në përballje me zjarret, për disa kemi dyshime të bazuara se janë shkaktuar nga faktori njeri

PSG për 24 minuta minuta e shemb Realin, në finale ndeshet me Chelsean

Jasir Asani nominohet për çmimin e rëndësishëm

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË