Vandalizëm në objektin e Kuvendit, Xhaferi publikon pamje (VIDEO)

Kryeparlamentari Talat Xhaferi ka publikuar mëngjesin e sotëm një video ku shihen dëmet e shkaktuara nga protesta e mbrëmshme, kur demonstruesit hodhën gjësende të forta dhe bojë në objektin e Kuvendit.

Xhama të thyer, dyer të dëmtuara dhe pjesë të demoluara të objektit janë disa nga dëmet e shkaktuara nga protesta që ishte në ditën e katërt kundër propozimit francez që i hap rrugës heqjes së vetos bullgare që Maqedonia e Veriut të nis negociatat për anëtarësim.

“Pasojat e tërbimit të mbrëmshëm para Kuvendit. Unë njoh dhe mbështes të drejtën e secilit për të protestuar, për të shprehur një mendim. Dënoj vazhdimisht dhe ashpër huliganizmin, dhunën, nxitjen e urrejtjes, sepse nuk janë zgjidhje”, ka shkruar Xhaferi.