Enti Shtetëror i Statistikës në bazë të të dhënave nga Sondazhi për të ardhurat dhe kushtet e jetesës, i cili është zbatuar sipas rekomandimeve të Bashkimit Evropian, bëri përllogaritjen e varfërisë për vitin 2020, transmeton Portalb.mk.
Përllogaritjet themelore për varfërinë janë të ardhurat, ndërsa pragu i varfërisë është definuar në 60 % nga të ardhurat mesatare ekuivalente.
Sipas të dhënave, gjatë vitit 2021 shkalla e personave të varfër në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 23.0%.
Duke analizuar sipas llojeve të amvisërive, shkalla e varfërisë të amvisërive të përbëra nga dy të rritur dhe dy fëmijë gjatë vitit 2021 është 26.4 %.
Sipas statusit më frekuentues të aktivitetit ekonomik, shkalla e varfërisë te personat e punësuar është 8.9 %, ndërsa shkalla e pensionistëve të varfër është 8.1 %.
Koeficineti i Xhinit (masa për shpërndarjen e pabarabartë e të ardhurave) është 30.3 %.