Politika e Vuçiçit njësoj si e Millosheviçit, Varga për Eurotalks (VIDEO)

INA
INA

3 Qershor, 2023

Politologu serb Boris Varga , teksa ka folur për situatën e tensionuar në Kosovë, ka thënë se diçka po luhet me këtë të fundit që nuk është e përshtatshme për Perëndimin.

I ftuar në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania ai shtoi se Serbia është shtet i kapur nga presidenti Aleksandër Vuçiq. Sipas tij politika e Vuçiqit është njësoj si e Millosheviçit.

Serbia para shumë vitesh ka rrëshqitur nga rruga e tranzicionit demokratik dhe në këtë moment është shtet dhe shoqëri e pushtuar, ose ekziston i ashtuquajturi shtet i kapur nga një njeri, Presidenti Aleksandar Vuçiq dhe klika e tij, ose bashkëpunëtorët e tij më të afërt nga partia e tij Përparimtare serbe. Pas rënies së liderit serb Slobodan Millosheviç në vitin 2000, një rritje e shpejtë në ndërtimin e institucioneve demokratike në Serbi dhe kthimi i republikës në kursin e integrimit me Evropën Perëndimore, ku tashmë kishte një Jugosllavi socialiste në fund të viteve 1980. Ndërkohë, ndodhi atentati ndaj kryeministrit serb Zoran Gjingjiq, i cili tregoi se sa e brishtë është demokracia serbe, sa krimi i organizuar dhe lobimi i kriminelëve të luftës nga lufta e viteve të 90 kishte ndikim në Serbi. Aleksandar Vuçiç ju ofrua votuesve serbë nga Perëndimi dhe Lindja si partner, si zgjidhje. Por, në fakt ai e realizoi vetëm agjendën e tij populliste dhe nacionaliste me përdorimin e shtetit për pasurimin e jashtezakonshem të individëve, gjë që dëshmohet nga afera të shumta. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian mbyllin sytë para gjithë kësaj dhe e tolerojnë regjimin në Beograd që të bëjë atë që bën, për shkak të zgjidhjes prioritare të problemit, e kjo është zgjidhja e çështjes së Kosovës. Për dallim nga paraardhësit e tij, Vuçiç pranoi të normalizojë marrëdhëniet me Prishtinën, por këtë e bën vetëm në mënyrë deklarative. Përshtypja është se diçka po luhet me Kosovën, e cila është po aq e përshtatshme për Perëndimin”- tha ai.

 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Shaip Kamberi

Kamberi: Vuçiq mund të hakmerret ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

euro

Rriten rrogat në Mal të Zi, ja sa shkon mesatarja

ushtria serbe

REL: Vërehet lëvizja e një kolone ushtarake në jug të Serbisë (FOTO)

Christopher Hill Kristofer

Ambasada e SHBA-së në Beograd reagon duke shpërndarë njoftimin e Blinkenit

kurti-vucic-borel-lajcak

Standard: Perëndimi po ia mban anën Serbisë, çmimin detyrohen ta paguajnë fqinjët

Goran Petronijevic Petronijeviq

Avokati i Radoiçiqit, dikur mbrojtësi i Karaxhiqit, Cecës e Klanit të Zemunit

vucic radoicic petkovic

Gjermania: Irrituese kur Vuçiq i “deklaron fajtorët viktima”

vucic

Dëshmitë po shumohen, Vuçiqi po ngulet gjithnjë e më thellë, flitet për rolin e Rusisë

Vucic Vulini

Eksperti i sigurisë në Beograd ‘fundos’ Vulinin dhe Vuçiqin: Shërbimi serb ka qenë në dijeni të sulmit në Kosovë!

INFO

NA NDIQ