Varheyi solli dërgesën e parë prej 4850 vaksinave Fajzer

Maqedonia e Veriut ka përfituar dërgesën e parë të vaksinave Pfizer nga Bashkimi Evropian, që ishin premtuar nga viti i kaluar. Eurokomisari për zgjerim Oliver Varhelyi mbrëmë në Shkup tha se këto vaksina janë dhuratë nga BE.

Ai bashkë me ministren austriake për BE, Karoline Edtstadler, kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe kanë realizuar vizitë në pikën e vaksinimit “Boris Trajkovski” në Shkup.

Sasia prej 4850 vaksinave janë dhuratë për Maqedoninë e Veriut dhe shpresojmë se me këtë do të ndihmojnë në mposhtjen e pandemisë së Covid-19″, theksoi Varhelyi.

Komisioni Evropian dhe Austria muajin e kaluar bënë të ditur se gjithsej 651.000 doza të vaksianve “Pfizer” do të çohen në Ballkanin Perëndimor, ndërsa 119.123 vaksina do të jenë të destinuara për Maqedoninë e Veriut. Vaksinat janë financuar nga paketa 70 milionë euro që Komisioni Evropian e miratoi në dhjetor të vitit të kaluar.(INA)