Varkat, mbijetesa e qytetit liqenor që në kohët e hershme

Picture of designer@fetishimedia.ch

01/03/2023

shkruan Bardhyl Berberi

Pogradeci është qyteti që e ka liqenin në gjirin e tij ..Por s`ke si ndan nga ky liqen peshkatarët , varkat e tyre dhe mjetet e peshkimit me të cilat ata kanë jetuar në shekuj duke siguruar të ardhuara për familjet e tyre.

Në vitin 1662 kronikani turk Evilha Celebiu në librin e tij të shkruar “Udhëtimet “ndër të tjera thotë “ Pogradeci një qytet i ëmbël buzë gjolit (liqenit )me katër lagjie dhe katër xhami ,një medrese dy shkolla fillore një teqe ,tre hane një banjë e 600 shtëpi me tjegulla e me kopështe.

Celebiu thotë se në atë periudhë në Pogradec kishte 150 dyqane dhe në breg të liqenit ishin tabakët që regjeshin lëkurët .Vendasit merreshin me gjuetinë e peshkut me disa gjemi si kore .Peshkimi dhe tregëtia ishin mjetet e jetesës së këtyre banorve …
Peshkatërët e vjetër tregojnë se me kalimin e viteve mjetet e lundrimit pësonin evolimin e tyre.

Inxhinieri i talentuar i peshkimit Vladimir Peshkatari ,djali i Kolo Peshkatarit një nga mjeshtrit e peshkimit që njihej nga pogradecarët si “Ujku i Liqenit “ na tregon për gazetën se gjemia e parë (varka ) e parë ka ardhur aty rreth viteve 1919 nga gjyshi i tij Maxhari një peshkatr i vjetër dhe me shumë përvojë nga Ohri i cili erdhi të jetojë familjarisht në Pogradec .Ai erdhi nga Ohri me një gjemi(Varkë) të gjatë rreth 8 m të gjatë dhe rreth 2,5 m e gjërë dhe 1m e 20 cm e lartë.

Atë varkë e punonin katër veta tre lopataxhinj dhe një tjetër që mbante drejtimin .Xha Kolua më ka treguar se Maxhari solli dhe rrjetat e para të peshkimit nga Ohri.

Por sjellja e kësaj varke kaq të madhe dhe funksionale filloj të përdoret përveç peshkimit edhe për transport mallrash në vijën ujore nga Pogradeci në qytetin e Ohrit .Ustallartë e Ohrit filluan të prodhojnë gjemi e varka edhe për fqinjët e tyre pogradecarë .Këta të fundit iu çonin dërrasa prej gështenje ndërsa ndërtimin e bënin mjeshtrat në Ohër.

Tashmë varkat që prodhoheshin në Ohër jo vetëm që përdoreshin për peshkim por edhe për transport mallrash por dhe shumë pogradecarë shkonin me këto varka të mëdha nëpërmjet liqenit në Ohër dhe Strugë për tregëti çonin fruta dhe zarzavate në Ohër dhe prej andej sillnin prej andej vajguri dhe kripë .Por me këto varka pogradecarët shkonin në manastirin e Shën Naumit në Ohër në Strugë edhe për festa familjare apo fetare.

Varkat përdoreshin edhe për piknik në liqen apo festa familjare për argëtime të ndryshme. Por varka e parë në qytetin e Pogradecit nga vendasit është prodhuar rreth viteve `20.Ka qënë inxhinjeri francez Albert Gariku i cili solli fillimisht projektin dhe mjetet e ndërtimit të varkave. Zbatuesi dhe prodhuesi i parë i varkës në Pogradec është mjeshtri Sotir Shkurti i cili më von këtë zanat ia trashëgoj djalit të tij Koços .Duke vazhduar deri në ditët tona që vazhdojnë të prodhojnë varka si Mondi Bashua apo Raqi Matua.

Por,ky liqen me bukuritë e tij të pafund prej shumë vitesh numuron shumë tragjedi me varkat në liqen që nga kohët më të lashta kur një princeshë Ilire është mbytur në këtë liqen me një varkë gjatë një shëtitje në liqen në afërsi të Shën Naumit (vendi quhet Zaum që do të thotë për mend). Por, tragjeditë e liqenit me varka kanë vazhduar deri në ditët tona por ato më të bujshmet të cilat mbahen mënd kanë qënë më të mëdha ndonse kanë kaluar shumë vite ato janë të veshur me një mister dhe shumë prej tyre kanë ngelur me shumë enigma.

Ja si u mbytën 9 persona me motor varkë

Adhon Polena është djali i mjeshtrit të madh të kirurgjisë shqipatare ndare para pak muajsh nga jeta , doctor Kristaq Polenës .Ai ngjarjen tragjike të xhaxhait të tij Niko Polenës e ka ruajtur të gjallë dhe të freskët me të gjtha detajet sipa tregimit të prindërve të tij e cila ka lënë gjurmë të thella.
Ka qënë ditë e djelë më 30 mars 1930. Me katër makina të vogla janë nisur herët në mëngjes në drejtim të Pogradecit, konsulli grek në Korçë Joan Lazarou sëbshku me bashkëshorten e tij,konsulli sërb, doctor Aristidhi ,doctor Nikollaq Polena sëbshku me të fejuarën e tij Julia Fundo, sekretari i konsullatës sërbe sëbshku me të shoqen, dr Nikollaq Zografi sëbshku me të shoqen si dhe disa nënpunës të vegjël të konsullatës greke dhe sërbe në Korçë.

Rreth orës 9 e 30 minuta mbritën në Pogradec dhe prej andej u nisën për në manastirin e Shën Naumit. U futën në kishë dhe pasi shëtitën manastirin ujin e bekuar dhe varrin e Shën Naumit duke kryer ritualet fetare dhe afër drekës u ulën për të drekuar porn ë cast marrin një njoftim nga qyteti i Ohrit se është nisur me një varkë me motor prefekti i Ohrit si dhe një kolonel i ushtërisë .Nuk vazhdoj as një orë dhe tek manastiri mbritën nga Ohri, prefekti dhe koloneli i ushtërisë Jugosllave ..Në një nga ambientet e manastirit u shtrua dreka rreth orës 13 dhe nuk zgjati shumë e cila kaloj në mënyrë shumë të gëzueshme dhe me shumë humor. Vizitorët sapo mbaroj dreka dolën jashtë dhe dalluan të ankoruar buzë liqenit atë tip motorvarke që kishte erdhur prefekti i Ohrit dhe koloneli.

Disa nga gratë propozuan që të bënin një shëtitje në liqen .Rreth orës 14 e 30 minuta të gjithë u vendosën tek kabina e motorvarkës gjithësej 9 persona .U nisën drejt burimeve të Drinit dhe ishin larguarrreth 100m nga bregu kur papritur drejtuesi i motorvarkës merr një këthesë të papritur duke hedhur në ujin e liqenit posagjerët rreth 6 m larg varkës e cila ishte anuar dhe të parët që ranë në ujë ishin doctor Aristidhi dhe doctor Zografi dhe po ngjiteshin në motorvarkë kur vijnë klithma nga të tjerët që mundoheshin me not t`i afroheshin skafit por për fat të keq asnjëri prej tyre nuk dinte not mirë .Paniku ishte i madh klithma dhe tmerr. Njerzit e Manastirit me telefon kërkuan ndihmë nga Pogradeci dhe nga Ohri.Nga të gjithë personat që ishin në motor varkë me not doli vetëm prefekti i Ohrit i cili sapo doli në breg hoqi rrobat dhe u fut për të shpëtuar konsullin sërb të Korçës i cili doli me anën e një kamardare emergjence që kishte motor varka.

Ndërkohë që këmbanat e manastirit binin papushim .Konsulli sërb rifutet në liqen për të shpëtuar gruan e sekretarit të konsullatës sërbe por sapo i afrohet asaj ishte në rrezikedhe sekretari i konsullatës sërbe kështu që ata ngelën të tre në fund të liqenit. Tashmë në sipërfaqen e liqenit mungonin edhe Niko Polena e fejuara e tij Julia Fundo dhe koloneli sërb dhe konsulli grek .pas 20 minutash iu vjen një barkë nga Shën Naumi por ishte tepër von .ndërkohë që nga Pogradeci vjen një skaf në ndihmë por gjithçka kishte mbaruar bilançi ishte krejt tragjik 9 persona të mbytur.

Konsulli grek Jean dhe zonja e tij Llazarou ,,Niko Polena dhe e fejuara e tij Julia Fundo ,Zonja Margarita Gaqo Turtulli ,zonja e sekretarit të konsullatës sërbe të Korçës ,prefekti i Ohrit si dhe koloneli i ushtërisë sërbe dhe një marinar i motor varkës .
Rreth ngajries tragjike Jugosllavët nuk zhvilluan asnjë ekspertizë por shumë indinjuese ishte se të mbyturit shqiptarë u lanë jashtë në anën e bregut të liqenit në rërë ndërsa ata sërbe dhe grekë u futën në një nga dhomat e manastirit .Nga ana tjetër autoritete jugosllave e fshehën përgjegjësinë e hoqën gjatë natës motorvarkën e prishur nga vendngjaria .

Tragjedia e shokëve të klasës

Ata ishin katër shokë klase që kishin qënë që në gjimnaz dhe kishin profesione të ndryshme .Mjeku Gjergji Topalli që në fëmijëri kishte hobi gjuetinë e peshkut dhe enkas para pak ditësh kishte ndërtuar një varkë për të gjuajtur peshk .Ai takon paraditen e 27 prillit të vitit 1993 tre shokët e klasës së gjimnazit ing e ndërtimit Koço Ruvina ,doganierin Qazim Zgjani dhe ing Nuçi Icka pasi pinë një kafe Gjergji iu bën një ftesë për të parë varkën e tij të sapo ndërtuar që e kishte ankoruar fare praën hotel turizmit .Vendosën që të futen pasdreke në liqen për gjueti korani më tepër për tu argëtuar .Por në orët e mbasdites kur kanë qënë në drejtim të fshtit Hudënisht varka ka filluar të futi ujë dhe me gjithë thirrjet e tyre në drejtim të bregut të janë mbytur në liqen mjeku Gjergji Topalli babaj idy vajzave të vogla athere ishte 30 vjeç ,Koço Ruvina ing i urbanistikës së qytetit edhe Koçua kishte dy fëmijë të vegjël dhe Qazim Zgjani i pamartuar dhe të nesërmën është gjetur mbi bazamentin e varkës të këthyer përmbys ing Nuçi Icka në mes të liqenit i cili ka qënë i traumatizuar dhe i ngrirë por paasnjë pasojë .. .Ai nuk tregon asnjë fjalë rreth asaj tragjedie dhe përveç spiegimeve që ka dhënë në prekurori të cilat nukjanë bërë publike .Megjithë interesimin e familjarve të personave të mbytur ai nuk ka treguar asgjë .Por tragjedia mori përpjestime më të mëdha pasi trupat e tyre nuk u gjendën në liqen dhe vetëm pas një muaj Bashkia e qytetit organizoj një promemorie duke hedhur tufa lulesh në liqen .Ata ngelën pa një varr …vetëm pas disa muajsh në breg të liqenit u gjend një xhaketë e njërit prej të mbyturve. Dhe tragjedia vazhdon pas dy vjetesh kur një mësues historie Kozma Burnazi kishte dalë për gjueti edhe ai u mbyt në liqen aksidentalisht edhe trupi i tij nuk u gjend.

Mister i dy djemëve të Linit

Erio Bice student në ekonomik në Elbasan dhe gjimnazisti Klarent Qyshko mbytjen e tyre e kanë të veshur vërtet me një mister që i kalon përmasat e një tragjedie .Erion Bice dhe varka e tij me jastëkë anash ajri dhe motorë të fuqishëm dhe konstruksion metalik kishte dhënë prova se nuk mund të mbytej .Vetëm disa muaj para aksidentit në vjeshtën e vitit 2000 kur ata u deklaruan nga policia se janë mbytur ,Erion Bicja në ujrat teritoriale ndiqet nga një skaf i policisë maqedonase që patrullonte në liqen madje edhe i hapin zjarr në muajin prill të vitit 2000 por Erioni ia lidh timonin varkës në drejtim të bregut të fshatit Lin dhe e lëshon me motor të ndezur ndërsa vetë hidhet në liqen dhe del me not duke notuar në një distancë të gjatë ndonse uji i liqenit në muajin prill ishte shumë i ftohtë .Ky person Erion Bice vetëm pas pak muaj në vjeshtën e po atij viti sëbashku me gjimnazistin Klarent Qyshko zhduket në mesnatë në liqen duke gjuajtur peshk .Atë natë thonë banorët e fshatit Lin kishte të shtëna në liqen dhe është mbytur në drejtim të fshatit Lin një maqedonas Mile quhej ai iu merrte në liqen vendasve peshk koran takimi bëhej natën në ujrat teritoriale tek shenja e kufirit midis dy shteteve .Mile sapo mori peshkun në varkën e tij ka marrë një sasi shmë të madhe rreth 3 kv thonë peshkatarët e Linit e ze një dallgë dhe ai njofton për ndihmë në Strugë miqtë e tij se po mbytem ,pas pak vjen skafi i policisë maqedonase por ai ishte mbytur ndërkohë që atë natë parnë maqedonasit Mile ka qënë duke gjuajtur peshk Erion Bice dhe Klarent Qyshko .Banorët kanë dëgjuar të shtëna .babai i Klarent Qyshkos ,Gaqua thotë se e ka kërkuar djalin e tij përgjatë gjithë bregut por nuk ka parë asnjë shenjë të dyshimtë apo ndonjë send ,madje edhe nga policia maqedonase nuk ka patur një përgjigje zyrtare . .Ndonse po kalojnë 8 vjet prindrit e tyre nuk binden se fëmijët e tyre janë mbytur në liqen .

Një kafkë njëriu në rrjetat e peshkatarve

Në 24 shtator të vitit 2003 disa peshkatarë pogradecarë gjatë mbledhjes së rrjetave të peshkimit në liqen midis peshqëve të kapur u gjet edhe një kafkë njeriu e cila kishte vetëm pak flokë në pjesën e mbrapme dhe i mungonte nofulla e sipërme e krahut të djathtë .Tek të gjitha familjet që kishin humbur të afërmit në liqen u krijua një ankth i paparë madje një pjesë prej tyre kërkuan me ngulm indentifikimin e saj dhe të paktën ai që e kishte të kishtë një shenjë prej të afërmit apo një varr ku të qante .Por policia kriminale nuk mund të indentifikojë kafkën me anënë e fotove në kompjuter pasi mungonin nofullat dhe ADNja nëpërmjet flokëve nuk iu bë pasi kushtonte shumë dhe kështu kafka ngeli në frigoriferët e kriminalistikës në Tiranë .Por përveç personave të mbytur aksidentalisht në liqen ka patur në vitet 1980 që liqeni ka nxjerrë pjesë trupi të dy personave njëri nga fshati Potgorie i cili punonte në Pogradec dhe një i ri nga qyteti i Pogradecit që ende nuk janë zbuluar ….Megjithatë kafka solli shumë pështjellime në familjet që kanë patur tragjedi në liqenin e Pogradecit …Nw tetor tw vitit 2009 nw afwrsi tw Piskupatit njw peshkatar nga ky fshat kur ka nxjerrw rrjetwn e peshkimit brenda ka gjetur njw kokw njeriu tw prerw me flokw tw gjata .

Varkat në diktaturë edhe për arratisje nga liqeni

Por varkat në kohën e diktaturës komuniste janë përdorur edhe për arratisje nëpërmjet tyre në shtetin fqinj nëpërmjet liqenit .Kuptohet në vitet e diktaturës varkat ishin jo vetëm në inventar dhe vetëm për ndërmarrjen e peshkimit dhe ruheshin tek moli i qytetit nga policia .Por në 3 korrik të vitit 1975 ,ishin16 persona të familjes Fezollari i bënë një sfidë diktaturës komuniste pikërisht në atë kohë ishte me pushime Enver Hoxha në këtë qytet .Ata u arratisën me një varkë primitive nëpërmjet liqenit dhe sot varka ndodhet në muzeun e Shkupit dhe ruhet aty si relike e veçantë që ka është realizuar një nga arratisjet më të mëdha me varkë primitive që u kalua liqeni nga që nga dy fëmijë të vegjël 6 muajsh dhe 3 vjeç deri tek një plakë e moshuar nënë Kushja dhe djemtë e saj me nuset dhe fëmijët e tyre .Sot varka ndodhet nw muzeun e Shkupit
Sot numuri varkave ka arritur shifra marramëndase .Vetëm në qytetin e Pogradecit janë mbi 400 varka dhe po kaq edhe në fshatin Hudënisht dhe Lin të cilat përdoren për gjuetinë e peshkut .Sot liqeni shfrytëzohet barbarisht dhe pakriter duke dëmtuar rëndë peshkun duke e gjuajtur edhe në kohën e shumimit kur korani leshon vezet

TË FUNDIT

Hithra e kuqe: Një Thesar i Fshehur me Vlera Mjekësore dhe Praktike

Rozana përlotet teksa po thante flokët, Egli qëndron pranë saj

Tragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar, 3 të vd’ekur dhe 8 të lënduar në një ak’sident komunikacioni

Valbon Limani pret në takim Burim Dautin, gostivarasin që u zgjodh këshilltarë Ternitzit të Austrisë

Dimitrovski: Aleancat e reja ushtarake në Ballkan mund të jenë të rrezikshme

Taravari bisedime për kandidatin e mundshëm për kryetar komune në Tetovë?!

ME TE LEXUARA

1
Hithra e kuqe: Një Thesar i Fshehur me Vlera Mjekësore dhe Praktike
1
Rozana përlotet teksa po thante flokët, Egli qëndron pranë saj
1
Tragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar, 3 të vd’ekur dhe 8 të lënduar në një ak’sident komunikacioni
1
Valbon Limani pret në takim Burim Dautin, gostivarasin që u zgjodh këshilltarë Ternitzit të Austrisë
1
Dimitrovski: Aleancat e reja ushtarake në Ballkan mund të jenë të rrezikshme

LEXO MË SHUMË

Hithra e kuqe: Një Thesar i Fshehur me Vlera Mjekësore dhe Praktike

Rozana përlotet teksa po thante flokët, Egli qëndron pranë saj

Tragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar, 3 të vd’ekur dhe 8 të lënduar në një ak’sident komunikacioni

Valbon Limani pret në takim Burim Dautin, gostivarasin që u zgjodh këshilltarë Ternitzit të Austrisë

Dimitrovski: Aleancat e reja ushtarake në Ballkan mund të jenë të rrezikshme

Taravari bisedime për kandidatin e mundshëm për kryetar komune në Tetovë?!