Varrimi i familjes pesë anëtarëshe, sot dhe nesër ditë zie në Tetovë

Tetovë sot dhe nesër do të jetë në zi për të nderuar dhe për tu lutur për pesë anëtarët e familjes Zulbehari që humbën jetën në fatkeqësinë e zjarrit që shpërtheu në shtëpinë e tyre dje në orët e hershme të mëngjesit, informon INA.

Nëna Fatime Zulbehari dhe katër fëmijët e saj të moshave prej 4 deri në 13 vjet dje u dogjën nga flakët e zjarrit që shpërtheu në katin e dytë të shtëpisë së tyre gjatë kohës kur ishin në gjumë.

Komuna e Tetovës sot mban mbledhjen emergjente të Këshillit Komunal, me qëllim ndarjen e mjeteve financiare për rregullimin e shtëpive të dëmtuara nga zjarri. Por edhe për shpalljen e të premtes dhe të shtunës së ditë zie.

Nga Komuna gjithashtu njoftojnë se janë kujdesur për t’i strehuar familjet viktimë si dhe shprehin ngushëllime për humjen e të afërme të tyre.

Ndërkohë, familja Zulbeari informon të gjithë miqtë dhe dashamirët se ceremonia e varimit e 5 anëtarëve te familjes, që pas tragjedisë se sotme humbën jetën si pasojë e zjarrit që kaploi shtëpinë e tyre, do të bëhet nesër pas faljes së namazit te Xhumasë te varrezat e reja te qytetit. (INA)