Varrosen viktimat e masakrës së Vlorës

0

Trupat e pajetë të 8 viktimave të masakrës së Ridvan Zykajt u përcollën për në banesën e fundit mes dhimbjes e lotëve.

E pamja është hapur në tri shtëpi, në shtëpinë ku jetonte Demir Zykaj 75 vjeç dhe Perie Zykaj 72 vjeç, vëllai i gjyshit të autorit, në shtëpinë Besim Zykajt dhe në shtëpinë e Azem Zykajt. Të dy këta ishin djemtë e Demirit.

Pasditen e djeshme Ridvan Zykaj ka shkuar fillimisht në banesën e Demirit dhe pasi i ka ekzekutuar ka shkuar në banesën e Besimit.

Aty ka vrarë Besimin dhe bashkëshorten e tij, Vasilika dhe dy fëmijët, Sarën, 16 vjeçe dhe Ledionin 8 vjeç. Viktimat kanë pasur plagë të shumta nga plumbat e kallashnikovit kryesisht në gjoks dhe në kokë.

Afërdita Zykaj është goditur nga 6 plumba. Azemi Zyka është goditur me 4 plumba dhe të katërt i ka në kokë.

Djali i vogël Ledioni është goditur nga tre plumba, ndërsa vajza, Sara 16 vjeçe është goditur 4 plumba. Kur kanë dëgjuar britma e të shtëna Azemi dhe Afërdita kanë shkuar në banesën e Besimit për të parë se çfarë kishte ndodhur.

Aty janë ekzekutuar dhe Afërdita dhe Azemi. Tri viktima janë gjetur të vrarë në oborr, ndërsa të tjerët janë gjetur brenda në banesa.

Pas ekspertizës mjeko ligjore trupat e pajetë u sollën në shtëpitë e tyre mëngjesin e sotëm. Bashkia e Selenicës vendosi të mbuloi shpenzimet e varrimit duke akorduar fondin prej 1.2 milionë lekë (të reja), ndërsa të hënën shpalli ditë zie në Selenicë. Policia ka arrestuar sot në mëngjes autorin e masakrës, 24 vjeçarin, Ridvan Zykajn, i cili pasditen e së premtes (10 gusht) vrau 8 kushërinjtë e tij dhe plagosi 6 të tjerë