Vasili: Emigrantët flenë jashtë, ti Pandi rri, mos e shqetëso Ramën!

0

Nga Petrit Vasili

Është kriminale sjellja e Ramës me shqiptarët e bllokuar në kufi, të cilët qeveria nuk i lë të hyjnë në atdheun e tyre. Po shkelet Kushtetuta, ligji, por edhe çdo normë njerëzore. Po ne kemi edhe Ministri për Diasporën.Po ne kemi edhe ministrin Majko, qe rri e vështron me përmallimin e tij interesant, karakteristik e babaxhan, ndërsa emigrantet flenë jashtë te dera e kufirit, që ua ka mbyllur qeveria e tij.Po ky Majko kërkoi edhe zyra për emigrantët nëpër rrethe. Si duket edhe kjo paska qenë ndonjë nga shakatë e tija, sigurisht pa humor. Po ky Majko u ça dysh edhe për votën e emigrantëve.Ndërsa sot Majko hesht. Sa gjynah që e mbyll trembshëm gojën nga frika e tmerrshme se Rama e heq. Të tjerë socialistë ishin ata, që e bënë Majkon Kryeministër, kur Shqipëria hapte derën për qindra mijëra vëllezër nga Kosova në 1999.

Por ata socialistë nuk janë më, ndërsa Majko po se është vërtet me “parimor” se ata. Rri Pandi rri, mos e shqetëso Ramën.

Mos harro, kur të vijnë zgjedhjet vërvitu edhe ti me Ramën etj, me autobuzë plot që t’i sillni emigrantët për të votuar dhe atëherë kufiri do të jetë dy kanate hapur, tani në kohën e pandemisë mbylljani kufirin, lërini të gdhihen jashtë.

Ata flenë jashtë, ndërsa ti Pandi së bashku me Ramën flini në shtëpi, se ata për këtë ju kanë votuar në fund të fundit…!?