Vasili: Ramës i duhen gdhë, se do vetëm ‘të rruajë’ lekë

0

Petrit Vasili nuk është habitur nga mesatarja e ulët në studime e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, zbuluar dje nga mediat, sepse ai e lidh me kreun e qeverisë, që siç shprehet, ‘i do të gjithë gdhë, si vetja.

“Kryeministër i mbaruar, i do të gjithë gdhë si vetja, – tha Vasili sot. – Ministrja e Arsimit me mesatare 5.9! Me këtë kryeministër shkollëpak që kemi, edhe 2.9 po ta kishte, shumë do të ishte. Bile edhe pa diplomë fare do të ishte akoma më mirë.Ky i do të gjithë gdhë, si vetja, se ky ka alergji nga shkenca, kërkimi shkencor, universiteti, akademizmi. Ky do thjesht vetëm një gjë: rruajtje lekësh , eurosh, dollarësh… Ç’të jenë e ç’të dalë.”