“Vatër krimi”, ky është qyteti më i rrezikshëm në Evropë që Putin kërkon ta pushtojë me çdo kusht

INA
INA

5 Shtator, 2023

Një qytet ukrainas 100 milje në veri të një pike të madhe luftarake në vijën e frontit është vlerësuar si qyteti më i rrezikshëm në Evropën Lindore. Ndërsa mijëra ushtarë ukrainas të stërvitur nga britanikët përparojnë në njësitë e specializuara ajrore ruse në jug të Robotyne, Zaporizhzia Oblast, në atë që po shfaqet si boshti kryesor i kundërofensive të Ukrainës, qyteti i Dnipro në veri, i pushtuar nga krimi, po konsiderohet më i rrezikshmi në Evropën Lindore. Me një indeks krimi prej 54.2 (nga 100), Dnipro është përshkruar si një vatër për “vjedhje xhepash, mashtrimesh dhe madje edhe krimesh të dhunshme”.

Por ai që dikur ishte një destinacion popullor turistik për aventurierët, tani është një zonë udhëtimi e ndaluar që ka pësuar sulme të panumërta raketore ruse.Tre sulme të mëdha në vitin 2023, në janar, qershor dhe korrik, kanë vrarë të paktën 47 njerëz dhe kanë plagosur gati njëqind të tjerë në Dnipro. Uebsajtet e udhëtimit paralajmërojnë kundër udhëtimit kudo në Ukrainë, ndërkohë që pushtimi rus në shkallë të plotë është në vazhdim.

Por, përpara luftës ilegale të Vladimir Putinit, qyteti Dnipro, i cili ishte një zonë kryesisht rusisht-folëse, konsiderohej tashmë si vendi i gjashtë më i rrezikshëm në Evropë dhe më i goditur nga krimi në rajonet lindore të kontinentit. Qyteti përshkruhet se ka “shumë krim të organizuar dhe korrupsion”, si dhe raste të vjedhjeve të vogla, sipas uebsajtit të udhëtimit “The Boutique Adventurer”.

Udhëtimi në qytet tani është krejtësisht i pakëshilluar pasi rreziku i vdekjes është rritur ndjeshëm.Në fillim të këtij viti, më 14 janar, Rusia hodhi një raketë me kapacitet bërthamor 5600 kg në një bllok apartamentesh në Dnipro.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Polina-Pavel-1080x720-1-780x470

Kush është Pavel, i biri i Yevgeny Prigozhin, që “po lëviz gurët” për t’u bërë kreu i ri i Wagner

avion-aeroplan-ushtarak

Hakmerret Turqia, bombardon ashpër bazat e kurdëve

wagner

Putini emëroi Andrey Troshev si drejtuesin e tyre, shpërthejnë luftëtarët e “Wagner”: Tradhtar!

robert fico

Partia majtiste e ish-kryeministrit pro-rus i fiton zgjedhjet në Sllovaki

sulmi turqi

VIDEO/ Del nga makina dhe vrapon, momenti kur terroristi hedh veten në erë pranë Parlamentit në Ankara

erdogan

“Terroristët nuk do të kenë kurrë sukses”, thotë Erdogan

Accident or crime scene cordon tape, police line do not cross. It is nighttime, emergency lights of police cars flashing blue, red and white in the background

Publikohen pamjet e shpërthimit në Ankara, dy persona kryen sulm me bombë

kina

SHBA paralajmëron për planet e Kinës për mbizotërimin e informacionit

azil

Po rritet pakënaqësia e gjermanëve me politikën e migracionit, shikoni sa vota do të fitonte AfD

INFO

NA NDIQ