“Vatra” ka arsye të krenohet me promovimin e librit autobiografik të Beqir Sinës

Picture of designer@fetishimedia.ch

06/03/2023

Rafaela Prifti

“Promovimi i Autobiografisë në Nju Jork është borxhi im ndaj bashkësisë shqiptare”, thotë autori Beqir Sina.

Prezantimi i librit “Rob” nga Beqir Sina nën përkujdesjen e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës “Vatra” u mbajt në një sallë të Regency Hotel në Nju Jork në 5 Mars 2023. Ndonëse, për shkak të pjesëmarrjes së gjerë, takimi nuk u mbajt në “Vatër”, duke filluar që nga prezantimi, mbulimi dhe mbështetja, “Vatra” e kryesoi faqebardhë veprimtarinë për një nga Vatranët e vjetër të saj.

Kryetari i “Vatrës”, Elmi Berisha, lryetari i Nderit Agim Rexhaj, Arkëtari Besim Malota, anëtarë të Këshillit si Ibrahim Kolari, Ylli Dosku, sekretar i degës Ridgewood dhe të tjerë Vatranë të nderuar si Asllan Bushati shprehën respektin dhe nderimet e tyre për gazetarin Beqir Sina.

Të vetëdijshëm edhe për lidhjet e hershme të Beqirit me Vatrën, që nga koha e babait të tij Rasim Sina, të cilat në disa episode edhe në libër, drejtuesit e Vatrës e përgëzuan bashkëkombasin Beqir Sina. Vatra e ka vlerësuar kontributin e rëndësishëm të Beqir Sinës në gazetari duke e nderuar me mirënjohje dhe proklamata në takime e festa të bashkësisë. Promovimin e autobiografisë Rob e moderoi Rafaela Prifti, drejtuese e sektorit anglisht të gazetës Dielli. Editori i gazetës Sokol Paja, në pamundësi për të ardhur, dërgoi fjalën e tij e cila u lexua gjatë promovimit. Si gazetar dhe kontributor te Bota Sot dhe në disa media shqiptare, emri i Beqir Sinës është shoqërues i pandarë i jetës së bashkësisë shqiptare në tridhjetë vjet.

Në fjalën e përshëndetjes Kryetari i Vatrës Elmi Berisha vuri në dukje sesa me rëndësi kanë qenë raportimet mediale sistematike të Beqir Sinës gjatë gjithë periudhës para luftës në Kosovë dhe në të gjtha veprimtaritë e tjera. “I kudogjendshëm” ishte epiteti me të cilin botuesi dhe ish-korrespondenti i Zërit të Amerikës Gjek Gjonlekaj e vlerësoi profesionalizmin e kolegut Beqir Sina.

Pjesëmarrësit e shumtë e merrnin fjalën njëri pas tjetrit për të treguar sesa të thella janë njohjet e tyre me Beqirin jo vetëm si gazetar i respektuar e i palodhur por edhe si njeri që e kanë dashur dhe duan ta kenë në mesin e tyre.Veçanërisht krenar ndiheshin pjesëmarrësit me origjinë nga Dibra, te cilët e kanë birin e tyre për nga kriteri i prejardhjes gjeografike të familjes Sina por nisur nga prania dhe entuziazmi i të pranishmëve ku kishte aktivistë, biznesmenë si Harry Bajraktari, organizata atdhetare dhe Shoqata e Shkrimtarëve, si edhe kolegë të mediave televizive ishte e qartë se Beqir Sina i ka bërë vend vetes tek të gjithë.

Folësi kryesor Uk Lushi e nxiti auditorin “ta lexoj librin” që të njoh skëterrën në diktaturë dhe të vlerësoj jetën në liri. Kontrasti është temë qendrore e autobiografisë, e konceptuar në rrëfime të ndara në kohë dhe hapësirë nga rënia e sistemit në Shqipëri dhe largimi i Beqirit bashkë me familjen për në Amerikë.

Brenda formatit elegant të prezantimit të librit u bë edhe një bisedë e shpejtë me autorin Beqir Sina dhe bashkëpunëtorin e tij për këtë projekt, Ilir Ikonomi, ish-gazetar i seksionit shqip të Zërit të Amerikës dhe autor i disa librave me tema historike.

I pyetur për rëndësinë e promovimit të librit në Nju Jork pasi autobiografia është botuar nga shtëpia botuese Tirana Tajms dhe zyrtarisht u promovua në Tiranë vitin e kaluar, Beqir Sina tha se “Ky ishte borxhi që ai e ndjente ndaj komunitetit dhe të gjithë atyre që e bënë të jetë ky që është sot.”

Ai sqaroi se autobiografia e tij është për dy kohë por gjithashtu edhe në dy vende, dhe ajo nuk do të ishte e plotë pa promovimin në Nju Jork.

“Ndonëse njëra kohë është ajo e përndjekjes nga regjimi komunist dhe koha e dytë është ajo e lirisë, mesazhi i librit është për të ardhmen dhe më saktë për brezat që nuk e kanë njohur të parën në mënyrë që të kuptojnë më mirë të dytën dhe kryesorja që ata ta duan më shumë njëri tjetrin”, tha autori Sina.

Autori Sina po ashtu përmendi edhe angazhimin e tij në mediat shqiptare, duke qenë edhe një zë informimi në trevat shqiptare për çdo aktivitet të diasporës shqiptare në SHBA.

“Gjatë këtyre dy dekadave me agjencinë e lajmeve Iliria News Agency INA, profili im gazetaresk u rrit shumë, aq sa lajmi nga Amerika u bë dhe referencë e mediave me prestigjioze disa herë në botë, siç ishte 9/11, apo Bleckout në NYC, dhe tajfuni Sandy , vendosja e bombave në NYC, përmbytja e Nju Jorkut dhe lajme e raportime eksluzive dhe drejperdrejt nga vend ngjarjet që kishin të bënin me mërgatën shqiptare”, theksoi Sina.

“Rob” një Biografi për dy Kohë është libri i parë i Beqir Sinës. Ai është gazetar dhe reporter profesionist i mediave shqiptare prej tridhjetë vjetëve gjatë të cilave ka punuar intensivisht dhe ka arritur të krijojë një inventar të rëndësishëm me lajme dhe material fotografik.

Koment: Autorja e këtij shkrimi ishte moderuese në përurimin e librit të Beqir Sinës. Duke e falenderuar kolegun pas mbylljes i thashë miqësisht se ky mund të jetë i vetmi rast apo promovim që media nuk e merr lajmin nga Beqir Sina. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

TË FUNDIT

Përfundoi biseda telefonike Trump-Putin. Ja çka u morën vesh

Çfarë ndodhi me “Instagram”-in e Eglit? Brenda tre ditësh ajo humb…

EC për tragjedinë në Koçan: Nuk është aksident, por një krim i ndërtuar nga korrupsioni

Pas 3 vitesh, hetimet për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë ende të papërfunduara

Babai i Vedatit: Për dy minuta ma mbytën djalin!

Sara dhe Driloni arratisen së bashku në këtë vend

ME TE LEXUARA

1
Përfundoi biseda telefonike Trump-Putin. Ja çka u morën vesh
1
Çfarë ndodhi me “Instagram”-in e Eglit? Brenda tre ditësh ajo humb…
1
EC për tragjedinë në Koçan: Nuk është aksident, por një krim i ndërtuar nga korrupsioni
1
Pas 3 vitesh, hetimet për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë ende të papërfunduara
1
Babai i Vedatit: Për dy minuta ma mbytën djalin!

LEXO MË SHUMË

Përfundoi biseda telefonike Trump-Putin. Ja çka u morën vesh

Çfarë ndodhi me “Instagram”-in e Eglit? Brenda tre ditësh ajo humb…

EC për tragjedinë në Koçan: Nuk është aksident, por një krim i ndërtuar nga korrupsioni

Pas 3 vitesh, hetimet për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë ende të papërfunduara

Babai i Vedatit: Për dy minuta ma mbytën djalin!

Sara dhe Driloni arratisen së bashku në këtë vend