Vazhdohet masa e çmimeve të garantuara

INA
INA

26/12/2023

Në seancën e sotme qeveritare u vendos që masa për çmimet e garantuara të produkteve ushqimore dhe pijeve alkoolike të vazhdohet edhe për një muaj, përkatësisht deri më 31 janar 2024.

Kjo do të thotë se qytetarët edhe për një muaj prodhimet bazë do ti blejnë 10% më lirë sesa kostoja në tregun real. Por kjo masë u vazhdua si pasojë e mosarritjes në kohë të miratimit të Ligjit për parandalimin e tregtisë jo korrekte, që pritet tu japë fund keqpërdorimeve të tregtarëve dhe furnitorëve në industrinë ushqimore. Ministri Bekteshi tha se propozim-ligji është dorëzuar në Kuvend me flamur evropian dhe pritet që gjatë janarit të miratohet. Në ligjin për tregti jo korrekte parashikohet që Ministria Ekonomisë në konsultim me Odat ekonomike të hartoj një listë të produkteve ushqimore dhe pijeve joalkoolike që për gjithë vitin të përfshihen nga ky ligj për të mos pasur një marzhë fitimi më të lartë se 10% në të zinxhirin e tregut që nga prodhuesi-furnitori-tregtuesi e deri tek shitja finale. /Alsat.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stevo-pendarovskiii-780x470-1

Pendarovski: Do të anëtarsohem në VMRO-DPMNE nëse do të arrijnë që maqedonasit t’i përfshijnë në Kushtetutën bullgare

IMG_9497

Kongresi i LSDM zyrtarizoi kandidaturën e Pendarovskit për president

IMG_9496

IPIS demanton: Nuk kemi bërë anketë që u shpërnda sot

IMG_9478

Pritja e Taravarit në Strugë në hapjen e shtabit zgjedhor (Video)

IMG_9479

Selimi: Ndihma e shpejt në Shkup për herë të parë me shef shqiptar

fature-market

Disa markete brenda natës i rritën çmimet, ankesa nga qytetarë

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI me kandidatë për deputetë në njësitë 3 dhe 4, ja emrat?

Ilir-Demiri-921x614

Demiri: nuk do të ketë incizime pa radhë, terminet për rezonancë magnetike do të publikohen në “Termini im”

gordana-siljanovska-1392x899

Shkup: Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente e VMRO DPMNE-së

INFO

NA NDIQ