Vazhdohet për gjashtë muaj gjendja e krizës në kufirin verior dhe jugor të Maqedonisë

0

Me vendim të Kuvendit të Maqedonisë gjendja e krizës në kufirin jugor dhe verior do të vazhdohet deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Ky vendim me 68 vota “pro” dhe 5 “të përmbajtur” u soll në kuadër të seancës së 65.

Gjendja e krizës vazhdohet me propozim të qeverisë, për shkak të rritjes së tentimit për hyrje të emigrantëve në territorin e Maqedonisë.

Përndryshe, vendimi i parë për shpalljen e gjendjes së krizës në dy kufijtë u soll në gusht të vitit 2015 për një muaj dhe më pas për pesë herë është vazhduar.

Kuvendi në kuadër të seancës së 65 solli vendimin edhe për dërgimin e 12 përfaqësuesve të Ushtrisë së Maqedonisë në Komandën për trajnim, këshillim dhe asistim në Afganistan për gjashtë muajt e ardhshëm.