Vazhdoi procesi gjyqësor për lehonën nga Dibra, seanca e ardhshme me ekspertë të Mjekësisë Ligjore

Picture of INA
INA

09/05/2023

Me dëshminë e infermieres, e cila ka marrë pjesë në mjekimin e lehonës Jilldiz Veaposka nga Dibra, së cilës i janë hequr tre organe pas lindjes me prerje cezariane në Spitalin e Strugës, në Gjykatën Themelore në Strugë sot ka vazhduar gjykimi kundër tre mjekëve, gjinekologut Muhamed Asani, djalit të tij mjekut Blerton Asani dhe mjekes Liljana Jovanoska.

Seanca e ardhshme është caktuar për 21 qershor, kur tre ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, me kërkesë të prokurorit publik përmes marrjes në pyetje do t’i parqesin konstatimet nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Infermierja, e cila sot ka dhënë deklaratë me kërkesë të mbrojtjes, ka treguar për ditën kritike, që nga vizita e mëngjesit te pacientja deri në hyrjen në sallën e operacionit.

E dëmtuara Veaposka, e cila ka mbetur pa mitër, vezore dhe veshkë, në një deklaratë për media ka thënë se deklarata e infermieres nuk ka qenë plotësisht e saktë dhe se ajo ka kërkuar që ta lëshojnë, por jo të shkojë në shtëpi, por për ta dërguar bashkëshorti në një spital në Shkup.

“Kam kërkuar të shkoj, por jo të shkoj në shtëpi, por të vijë bashkëshorti im të më marrë dhe të më çojë në Shkup ose në ndonjë spital për të parë se çfarë po ndodh me mua”, tha Veaposka.

I bën thirrje ministrit të Shëndetësisë të reagojë dhe për rastin e saj, për heqjen e licencave për punë të mjekëve të akuzuar.

Avokati i Veaposkës, Sasho Janev, pret që me dëshmitë e ekspertëve mjeko-ligjorë të zbardhen të gjitha dilemat lidhur me atë që ka ndodhur gjatë operacionit dhe shumë gjëra të bëhen më të qarta.

TË FUNDIT

Ndodh ajo që i frikësoheshin të gjithë, Egli merr vendimin shokues në lidhje me veten pas daljes nga Bigu

FSK dhe Ushtria Amerikane Forcojne Aleancën Strategjike: Nenshkruhet Marrëveshja Historike per Sigurine dhe Teknologjin e Avancuar

Liderët politikë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Presidenten Osmani

Fetahu: Me ardhjen time në BFI, të gjitha xhamitë u kthyen në kontroll të BFI-së

Nazim Taipi: Rruga Tetovë–Prizren është në pikën zero, partneri më i madh na bllokonte – nuk do të bëhet brenda këtyre katër viteve

Kiara po bëhet me shtëpi të re, ka një hall për vajzën

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË