“Vazhdoj të jem anti-BDI” – Taravari tregon se çfarë i premtoi babait të tij të ndjerë

ina-online
ina-online

21/11/2023

“Unë kam hyrë në politikë për dy arsye – privatizimi i partisë prej Menduh Thaçit dhe arsyeja e dytë – ndryshimi te shqiptarët.”

Kështu është shprehur lideri i ASH-së, Arben Taravari në “ClickPlus” në TV21 duke bërë të ditur se ai nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj BDI-së.

“Këtë ia kam thënë edhe të ndjerit të babit tim dhe fëmijëve të mi. Mos të lejojmë privatizimin e partisë dhe të bëjmë ndryshimin tek shqiptarët”, tha më tej Taravari.

“Jemi të fyer, të ofenduar dhe të nënçmuar. Nuk duam të jemi zhurmaxhi që në këtë periudhë të rrezikojmë Qeverinë“, deklaroi Taravari në“ClickPlus” në TV21 lidhur me raportet në koalicionin qeveritar.

Sipas tij, edhe pse u janë premtuar shumë drejtori, të njëjtat nuk udhëhiqen nga ASH-ja edhe pas 9 muajsh qeverisje.

“Këtë periudhë s’kemi dashur të flasim, por së paku mos na llogarisin budalla apo idiot por e dime se periudha është serioze, sepse ia duam të mirën. Megjithatë duhet t’ia mendojmë edhe te mirën partisë“, tha Taravari më tej.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

blinken cameron shkup

Lavrov ateroi në Shkup, por përpos Blinkenit u larguan edhe Borell dhe Kameron

lavrov bujar osmani

24info: Lavrov kundër Kosovës së pavarur, Osmani u grind me të gjithë për ta sjellë në Shkup

jeton abdullahu flamuri

Flet tetovari që ngriti flamurin kombëtar pranë kishës në Kodrën e Diellit

blinken lavrov

Blinken dhe Lavrov nuk u përpoqën në Shkup, sekretari amerikan u largua për Izrael pa mbërritur kryediplomati rus

Kovacevski

Kovaçevski: Qytetarët nuk e duan izolimin, ashtu siç ndodhi për 11 vjet

shen-naum2-696x466

Ahmet Zogu a e shiti Shën Naumin? Truku në vendimin e gjykatës së Hagës

adriatik lapaj

Lapaj: Nuk ndihem mirë që Shqipëria 30 vite s’ka bërë asgjë për shqiptarët e Maqedonisë

Borell

Borrell: Lavrovi në Shkup duhet të dëgjojë se përse e dënojmë Rusinë!

borel-kovacevski

Borell porosi partive politike në Maqedoni: Nuk duhet të ketë ndarje për BE-në, miratoni ndryshimet kushtetuese

INFO

NA NDIQ