Vazhdojnë bisedimet për metodologjinë për rritje të rrogave në sektorin publik

Picture of INA
INA

05/07/2023

Vazhdojnë bisedimet për metodologjinë për rritje të rrogave në sektorin publik edhe sot, në format të grupit të punës, anëtarët e Këshillit socio-ekonomike (KSE) do të tentojnë t’i afrojnë qëndrimet rreth arritjes së zgjidhjes së mundshme.

Sindikatat mbeten në kërkesën inflacioni i cili vitin e kaluar ishte 14,2 për qind të jetë parametër bazë me të cilin do të rriten rrogat në sektorin publik dhe të gjithë të marrin rritje procentuale të rrogave, përderisa për pushtetin është kyçe të sillet zgjidhje e cila do të jetë sistematike dhe e qëndrueshme për ta rritur efikasitetin, produktiviteton dhe efektivitetin në sektorin publik.

Ministrja e Punës dhe Politkës Sociale, Jovanka Trençevska, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve sot tha se në negociatat për rritje të rrogave në sektorin publik deri më tani nuk është biseduar për 14 për qind, siç thanë dje përfaqësuesit e sindikatave pas mbledhjes së Këshillit socio-ekonomik.

“Unë nuk e di prej nga 14 për qind kur deri më tani nuk është biseduar për 14 për qind. Po bisedohet për sistem për rroga i cili do t’u përgjigjet të gjithëve, të mos harrojmë se rrogat e një pjese të nëpunësve shtetërorë u rritën më mars për 2.175 denarë, kjo varësisht, tek dikush është 7-8 për qind, tek disa madje edhe 16 për qind. Tani për momentin po bisedohet në suaza të Këshillit socio-ekonomik të gjendet zgjidhje sistematike. Po punohet të gjejmë sistem i cili do të jetë në rregull edhe për sindikatat edhe për punëdhënësit, përkatësisht edhe për Qeverinë edhe për të gjithë”, u përgjigj Trençevska në pyetjen e gazetarëve, pas nënshkrimit të Programit për punë dinjitoze.

Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov, i cili mori pjesë në ngjarje, përsëriti se “inflacioni i cili vitin e kaluar sipas të dhënave zyrtare është 14.2 për qind, duhet të jetë parametër bazë sipas të cilit do të përllogariten rrogat e të punësuarve në sektorin publik.

“Nëse kemi parasysh se gjithçka është rritur për 14.2 për qind, rrogat tuaja automatikisht janë ulur për 14.2 për qind dhe në atë mënyrë ta eliminojmë momentin e humbjes së fuqisë blerëse dhe përkatësisht punëtorët të mund ta mbijtojnë muajin”, tha Trendafillov.

Ai theksoi se nëse funksionarët nesër heqin dorë nga rrogat e tyre të rritura për 78 për qind secili i punësuar në sektorin publik do të merrte nga 1.500 në neto në llogarinë e vet, nëse ato para transferohen në rroga të të punësuarve në sektorin publik.

Në takimin e fundit partnerët social, siç informoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, janë dakorduar që negociatat e mëtutjeshme për metodologjinë për rritje të rrogave në sektorin publik të zhvillohet në grup më të vogël të punës të përbërë nga anëtarët e KSE-së që do të punojë në mënyrë të përshpeshtuar, ndërkaq do të dalë me propozime deri në mbledhjen e ardhshme të KSE-së.

TË FUNDIT
5 orë
Shërbimi Sekret Amerikan: Trump është i sigurt. Nisin hetimet
5 orë
Incidenti në Pensilvani ku u plagos ish-Presidenti Trump, dyshohet për një të vdekur
6 orë
Krisma armësh në tubimin e Trump, largohet i gjakosur nga skena (VIDEO)
9 orë
Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi
12 orë
Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur

ME TE LEXUARA

16 orë
Një serbe e plagosur në autostradën Negotinë-Demir Kapi, ishte përleshur fizikisht me bashkëshortin e saj në makinë
14 orë
Tetova më në fund sheh dritë në fund të tunelit, qytetarët thurrin elozhe për Bilall Kasamin
16 orë
Një foshnje e braktisur në sheshin e Velesit, kalimtari i rastit e dërgoi në spital
12 orë
Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur
22 orë
Deri 41 gradë, ky është moti për sot
16 orë
Gjukanoviq merr informata nga Kosova se po përgatitet atentat ndaj tij
9 orë
Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi
22 orë
Media spanjolle: Shqipëria mes destinacioneve evropiane perfekte për pushime

LEXO MË SHUMË

trump-6-1

Shërbimi Sekret Amerikan: Trump është i sigurt. Nisin hetimet

IMG_4336

Incidenti në Pensilvani ku u plagos ish-Presidenti Trump, dyshohet për një të vdekur

IMG_4335

Krisma armësh në tubimin e Trump, largohet i gjakosur nga skena (VIDEO)

ali ahmeti

Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi

Arben Fetai Qeveri

Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur

63cca913-aa66-4fdf-a82b-8dc41175a33c

Tetova më në fund sheh dritë në fund të tunelit, qytetarët thurrin elozhe për Bilall Kasamin

natasha gaber

Dorëhiqet drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, shkak presioni politik

kameramedia

Sindikata e Gazetarëve të RMV-së: Ndalini konferencat për media në ambient të hapur në mes të valës së të nxehtit

Tabanoc kufi

Rritet fluksi i hyrje-daljeve në Tabanoc

INFO

NA NDIQ