Vazhdojnë ndeshjet në ligat evropiane

Skuadrat e mëdha evropiane vazhdojnë sot ndeshjet e tyre në ligat përkatëse. Në kuadër të La Liga kampioni spanjoll, Real Madridi luan në shtëpi ndaj Girona, transmeton lajmi.net.

‘Mbretërit’ do ta kenë përball një skuadër që ndodhet në fundin e tabelës, dhe ekipet të tilla dinë të shkaktojnë probleme ndaj rivalëve si Reali.

Megjithatë, ‘Los Blancos’ luajnë për tri pikët në ‘Santiago Bernabeu’, me fillim nga ora 16:15.

Në Angli zhvillohen dy ndeshje interesante.

Arsenali pret Nottingham Forest, dhe kërkon vetëm fitoren në orën 15:00.

Manchester United gjithashtu luan në shtëpi, këtë xhiro është nikoqir i West Ham United, nga ora 17:15.

Në Serie A, kampioni në fuqi Milani i shkon Torinos.

‘Rossonerët’ luajnë në udhëtim për pikët e plota, me fillim nga ora 20:45.