Vazhdojnë përplasjet Shkup-Sofje, euro-deputeti Xhambaski kërkon veto për Maqedoninë

Picture of designer@fetishimedia.ch

24/01/2023

Euro deputeti bullgar, Angell Xhambaski iu përgjigj presidentit, Stevo Pendarovski, për propozimin për ndalimin e hyrjes së tij në Maqedoni por edhe për personave të tjerë që veprojnë në dëm të Maqedonisë. Xhambaski në rrjetet sociale ka shkruar se ndalesa nuk do ta fshijë të vërtetën për Maqedoninë.

“Kthejeni menjëherë veton për Maqedoninë e Veriut! Përpjekja për të shpallur figurat publike bullgare si persona të padëshiruar në Maqedoninë e Veriut nuk do ta fshijë të vërtetën historike. Çdo përpjekje provokuese e Stevo Pendarovskit, Dimitar Kovaçevskit dhe Bujar Osmanit duhet të dënohet ashpër. Vetëm qeveria antibullgare në Shkup mund të shpallet “persona non grata” në Bashkimin Evropian”, tha Angell Xhambaski, eurodeputet bullgar.

Reagimi i Xhambaskit vjen pasi presidenti Stevo Pendarovski pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare tha se do ti propozojë Qeverisë ndalimin e hyrjes në vend të një deputeti të Parlamentit Evropian nga Bullgaria dhe disa personave të tjerë shtetas të Bullgarisë për shkak të veprimeve që kanë ndërmarrë më parë dhe po i ndërmarrin tani kundër Maqedonisë së Veriut.

Edhe pse nuk e përmendi me emër, bëhet fjalë për eurodeputetin nga Bullgaria Angel Xhambaski, i njohur për retorikën e tij nxitëse ndaj Maqedonisë.

Presidenti Pendarovski tha se ka informacione se më 4 shkurt në Shkup do të udhëtojë një grup i bullgarëve, përfshirë edhe politikanë për të marrë pjesë në shënimin e ditëlindjes së Goce Dellçevit ndërsa ky grup sipas Pendarovskit është i lidhur me shërbimin inteligjent rus i cili po ndihmon struktura të caktuara në Bullgari të bëjnë fushata antishtetërore kundër Maqedonisë së Veriut.
Stevo

“Nuk mund të hyj në detaje sepse bëhet fjalë për çështje të ndjeshme, do t’ju them vetëm se disa prej këtyre strukturave dhe personave janë të lidhur me shërbimin inteligjent rus…. Të njëjtat struktura janë mobilizuar si në logjistikë ashtu edhe financiarisht për të mbështetur ardhjen e organizuar të disa personave në Shkup, më 4 shkurt, kur përkujtojmë ditëlindjen e Goce Dellçevit. Sipas të gjitha vlerësimeve, do të jetë një ngjarje me rrezik të lartë sigurie dhe organet kompetente nuk mund dhe nuk do të jenë vetëm vëzhgues të heshtur të asaj që do të ndodhë”, deklaroi Pendarovski, President i Maqedonisë.

Presidenti Pendarovski deklaroi se nuk sheh asnjë arsye që Bullgaria të vendos veto të re ndaj Maqedonisë së Veriut. /Alsat

TË FUNDIT

Sarajevë: Kurti vendos lule pranë Memorialit të 1,601 fëmijëve të vrarë nga forcat serbe

Kasami: Sot kur Ali Ahmetit dhe familjarëve të tij ju ndal çezma nga buxheti i shtetit ju kujtuan çështjet shqiptare

Premtimi i Daut Haradinajt: Do ta zhbëjmë Gjykatën Speciale!

Mexhiti: Zero tolerancë për ndotësit e ajrit!

Burim Latifi nga Brukseli: Nënshkruhet Deklaratë historike, forcohet integrimi energjetik i Ballkanit Perëndimor në Europë

Toshkovski: Kemi informacione se një ish-kryetar komune i BDI ka qenë i përfshirë në organizimin e ngjarjeve të 28 nëntorit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË