Vazhdon bllokimi i Gjykatës Kushtetuese

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

23/02/2022

Akoma asnjë lëvizje në drejtim të thirrjes së Komisionit për zgjedhje dhe emërime edhe tre ditë pas nismës së opozitës për të zhbllokuar zgjedhjen e gjykatësve Kushtetues. Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi akoma nuk i është përgjigjur kërkesës së opozitës të cilët të hënën kërkuan mbledhjen urgjente të trupit punues. Deputeti Fadil Zendeli, nënshkrues i nismës për mbledhjen e komisionit thotë se janë të gatshëm që sot të marrin pjesë në mbledhjen e trupit punues, por kjo nuk nënkupton se me çdo kusht do të ketë zgjidhje të problemit. Zendeli thotë se nuk do të mbështesë asnjë kandidat partiak apo politik për të zënë vendet në gjykatën më të lartë të vendit.

“Personalisht nuk kam hipoteka. Jam i hapur të diskutojmë dhe debatojmë për të gjitha propozimet të cilat i plotësojnë kushtet profesione, njerëzore dhe ligjore. Kushte të cilat në institucionet të pavarura ligjore dhe kushtetuese duhet plotësuar me doemos nga një kandidat. Por nuk jam për zgjidhje dhe propozime nga kuluare të ngushta partiake të shumicës ose kujtdo tjetër”, deklaroi Fadil Zendeli, Deputet i Lëvizjes Besa.

https://www.youtube.com/watch?v=tpr_aMIdSXc
Të njëjtin qëndrim Zendeli e ka edhe ndaj pikave të tjera të mbetura në komision, për të cilat personalisht konsideron se është e vështirë të arrihet konsensus për shterimin e tyre.

“Vetë detyra e këtij komisioni dhe i vetë Kuvendit është që kalimi i gjithë atyre funksionarëve përmes këtij trupi punues duhet të jenë të pavarur. Ata që janë politik janë të Qeverisë”, tha Fadil Zendeli, Deputet i Lëvizjes Besa.

Komisioni për zgjedhje dhe emërime mbeti pa kryetar nga tetori i vitit 2021 pasi kreu i tij Kostadin Kostadinov u zgjodh kryetar i Komunës së Strumicës. Përveç anëtarëve të Gjykatës Kushtetuesve, në rend dite kanë mbetur të bllokuar edhe këshilli i çmimit vjetor “8 shtatori”, këshilli i RTVM-së, këshilli i Agjencisë së Mediave dhe disa delegacione të parapara të cilët i takojnë opozitës./Alsat

TË FUNDIT
45 minuta
Gashi: Me VMRO-në kemi biseduar për t’i përfunduar projektet shqiptare që janë nisur me vite
2 orë
U përpoqën, por nuk arritën – S’ka takim Siljanovska-Radev në Vatikan
3 orë
Stadiumi i Tetovës përplas Qeverinë me Komunën
3 orë
Spaskovski: Sjellja e partnerit të koalicionit, BDI-së, ka ndikuar në rezultatin e keq zgjedhor të LSDM-së
4 orë
Fillon debati për miratimin e propozim-rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

ME TE LEXUARA

1 ditë
VLEN në qeveri/ Aleanca për Shqiptarët me dy ministri
11 orë
Dimitreivski: Mbi 80% e amvisërive në Kumanovë kanë ujë, rekomandohet që uji që shfrytëzohet për pije të vlohet
1 ditë
Në UT u mbajt Simpoziumi V Shkencor “Gjurmë në kohë”
5 orë
Pas dorëheqjes së Kovaçevskit, LSDM-ja fillon përgatitjet për zgjedhjen e liderit të ri
1 ditë
Ngjarje e rëndë në Drenas: Burri rrah partneren e tij, ajo duke ikur goditet nga një veturë
22 orë
Qoku: Sa më e dobët BDI-ja, aq më të fortë shqiptarët
1 ditë
VLEN në qeveri/Alternativa kryeparlamentarin dhe një zv/kryeminstër
10 orë
Plagosja në Prizren, 11 persona të përfshirë në mosmarrëveshje
1 ditë
Zjarr në burgun e Idrizovës, katër gardian përfundojnë në toksikologji

LEXO MË SHUMË

Afrim Gashi

Gashi: Me VMRO-në kemi biseduar për t’i përfunduar projektet shqiptare që janë nisur me vite

Screenshot_20240523-132104~2

U përpoqën, por nuk arritën – S’ka takim Siljanovska-Radev në Vatikan

bilall kasami stadium

Stadiumi i Tetovës përplas Qeverinë me Komunën

oliver spasovski

Spaskovski: Sjellja e partnerit të koalicionit, BDI-së, ka ndikuar në rezultatin e keq zgjedhor të LSDM-së

srebrenica

Fillon debati për miratimin e propozim-rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

ziadin sela

Kujt i takon legjitimiteti pas rivotimit? Sela: Edhe fituesi në kampusin shqiptar duhet të marrë mandat

arber ademi

Si e humbi Fronti një deputet në Llërcë? Ademi: Nuk i pranojmë rezultatet! Ibrahimi: Ankesat të dërgohen në KSHZ

LSDM SDSM Kovacevski zecevic

Pas dorëheqjes së Kovaçevskit, LSDM-ja fillon përgatitjet për zgjedhjen e liderit të ri

KSHZ-Komisioni

Rivotimi/ VMRO s’ka vendosur për ankesa, Fronti Evropian do të ankohet për procesin e rivotimit në Llërcë

INFO

NA NDIQ