Vazhdon bojkoti në Moranë, mbi 450 nxënës mbeten jashtë bankave shkollore

Picture of INA
INA

25/10/2024

Mbi 450 nxënës të Shkollës Fillore “Naim Frashëri” të fshatit Moranë të Shkupit, edhe pas tre javësh mbeten jashtë bankave të tyre shkollore. Prindërit edhe sot qëndruan para hyrjes së shkollës për të kërkuar pavarësimin e kësaj shkolle nga shkolla qendrore e fshatit Studeniçan. Prindërit thonë se janë të dëshpëruar me përgjigjën e ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e cila ditë më parë tha se kërkesa për ndarjen e objektit nga shkolla qendrore nuk mban dhe nuk ka asnjë arsye për t’u plotësuar kjo kërkesë. Madje, Janevska apeloi që nxënësit sa më shpejtë të kthehen në mësim. Por në terren prindërit thonë të kundërtën, madje paralajmërojnë edhe protestë para ministrisë së arsimit deri sa kjo çështje të merr epilog pozitiv. Kërkesa për ndarjen e shkollës sipas banorëve ka nisur që nga vitin 2014 dhe e njëjta i plotëson të gjitha kushtet për të funksionuar si shkollë më vete. Ndërsa shkaqet e kërkesës për pavarësimin sipas banorëve, është mos investimi në këtë objekt. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Çfarë ndodh nëse lojtarët vonohen në stërvitjet e Barcelonës?

Unitedi shënon fitoren e parë në Ligën e Evropës

Atalanta kërkon lojtarin nga Kosova

Aleatët e Nënpresidentes Harris fajësojnë Presidentin Biden për humbjen e saj

Janë ndarë rreth 80 për qind të vauçerëve për blerjen e inverterëve

Bislimoski: Është herët të flasim se sa do të jetë çmimi i energjisë elektrike pas 1 janarit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË