Vazhdon gjykimi për hendbollistin kroat Denis Tot

Me paraqitjen e dëshmive, sot në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi për vrasjen e hendbollistit kroat, Denis Tot, i rrahur deri në vdekje në një klub nate në Shkup, informon Zhurnal.

Mbrojtja në fjalët hyrëse në seancën e kaluar tha se nuk konsiderojnë se kualifikimi juridik për veprën penale “vrasje” që ngarkohen përshtatet me veprën e tyre dhe vdekjen e hendbollistit, dhe se do të dëshmojnë se nuk kanë patur qëllim të tillë.

Gjykimi për vrasjen e 27 vjeçarit Denis Tot, i cili luante për K.H “Butel”, filloi javën e klauar. Të dyshuarit janë 28 vjeçari Angello Gjorgjievski, 19 vjeçarja Klementina Lefkovska dhe 22 vjeçari Andrej Kostovski. Të tre janë në paraburgim që nga muaji prill.

Ata më 7 prill para një klubi nate e kanë rrahur deri në vdekje kroatin Denis Tot./Zhurnal.mk